Bota
Pezullohen dy policë gjermanë pas përshëndetjes naziste
Kushtetuta gjermane e konsideron krim shfaqjen e simboleve naziste dhe incidenti ka të ngjarë që të ushqejë një debat të nxehtë rreth racizmit dhe rritjes së të djathtës ekstreme
Policia e Bavarisë në Gjermani po heton dy oficerë që dyshohen për kryerjen e përshëndetjes së paligjshme naziste.
Kushtetuta gjermane e konsideron krim shfaqjen e simboleve naziste dhe incidenti ka të ngjarë që të ushqejë një debat të nxehtë rreth racizmit dhe rritjes së të djathtës ekstreme pas një fluksi rekord të emigrantëve, kryesisht myslimanë, tre vjet më parë.
Policia gjermane tha në një deklaratë të shtunën se dy policë kishin bërë thirrje anti-emigrante dhe kishin kryer përshëndetjen naziste në një “pub” në Roseinhaim të enjten. Një njeri i tretë, i përshkruar si një roje sigurie në deklaratën e policisë, kishte marrë pjesë gjithashtu në përshëndetje. Policët janë pezulluar, shkruan “TCH”.
Politikanët gjermanë kanë nxitur veprime për të luftuar një rritje të armiqësisë ndaj të huajve, pasi “skinhead”-ët të dielën e kaluar u përleshën me policinë në një qytet lindor, ku një njeri u godit dhe dy emigrantë u identifikuan si të dyshuarit kryesorë, përcjell albinfo.ch.
“Skinhead”-ët ngritën duart në përshëndetje naziste, ndoqën njerëz që dukeshin si të huaj dhe u përleshën me policinë në Chemnitz, pasi policia identifikoi të dyshuarit si një sirian dhe një irakian.
Politika liberale e emigracionit të kancelares Angela Merkel mbetet thellësisht ndarëse në një vend që ka marrë më shumë se 1.6 milionë njerëz gjatë katër viteve të fundit.
Fluksi kontribuoi në ngritjen e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila hyri në parlament për herë të parë në zgjedhjet e vitit të kaluar, me një fushatë që shpalli Islamin që të jetë i papajtueshëm me kushtetutën gjermane.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut