albinfo.ch
Zhvillim
Petrit Halilaj në “Art Cologne 2015”
Vetëm disa javë pas hapjes së ekspozitës në Bundeskunsthalle të ish- kryeqytetit gjerman Bonn, artisti nga Kosova, Petrit Halilaj, arriti prapë buzë lumit Rhein. Kësaj radhe në Köln, për t’u prezentuar edhe këtu artdashësve punimet e tij të reja, të përmbledhura në ekspozitën ABETARE.
Prezenca e Halilajt në shtypin gjerman kohët e fundit dhe kritikat e shkëlqyeshme për prezentimet e tij kishin shtyrë një numër të madh mysafirësh të mblidheshin në klubin e artit të Kölnit (Kölnische Kunstverein). Kryetari i kryesisë së këtij klubi, z. Thomas Waldschmidt, i përshëndeti të pranishmit, duke thënë se “ndihet i nderuar të prezentojë një artist të palodhshëm si Petrit Halilaj, i cili në të njëjtën kohë ka mundur të hapë dy ekspozita të suksesshme. Halilaj vjen në Köln në ditë të veçanta për qytetin tone, sepse këto ditë mbahet panairi ndërkombëtar i artit ART COLOGNE 2015.
Për rrugëtimin artistik të Halilajt dhe për përmbajtjen e ekspozitës foli shkurt edhe drejtori Moritz Wesseler, duke u lënë kështu vizitorëve që vetë të krijojnë përshtypjet nga veprat artistike të ekspozuara në gjithë hapësirën e objektit.
Shkolla ishte objekt qendror i kësaj ekspozite. Por jo cilado shkollë. Burim i të gjitha ideve të punimeve ishte shkolla e fshatit Runik të Kosovës, në bankat e së cilës ishte ulur dikur edhe vetë artisti. Aty kishte xhiruar edhe filmin, i cili është pjesë e ekspozitës. Diku në vitin 2010 Petrit Halilaj deshi të fotografonte ish-shkollën e tij, e cila të nesërmen do të duhej të rrënohej. Spontanisht filloi edhe të xhirojë dhe papritmas filmi fitoi disa protagonistë të rinj, fëmijët e kësaj shkolle. Në njërën anë ata i gëzoheshin shkollës së re, e në anën tjetër, kishin gjetur kënaqësinë në shkatërrimin e saj. Agresivitetit të tyre spontan nuk i shpëtuan dritaret, dyert e as fotografitë e Skënderbeut e Stjero Spasses që zbukuronin muret e zhveshura të godinës së plakur, e cila i kishte shpëtuar stuhisë së luftës, por jo edhe lirisë.
Nga ajo shkollë, Halilaj mori bankat e vjetra, të cilat ishin bërë gati të hedhen. Shkolla lë gjurmë te fëmijët, por edhe fëmjët në shkolla. Historitë e gërvishura në to e fascionuan artistin, i cili ato shkrime e vizatime i shndërroi në skulptura metali, i cili ishte kryesisht pjesë e këtyre bankave shkollore. UÇK, Rugova, Eminem, Ronaldo, apo porosi dashurie në forma të ndryshme, shqiponja, zemra, zogu, shtëpia, të gjitha këto motive që disi duken të shprehin ëndërrat, mallin e shpresën. Të gjitha këto skulptura ishin të eksponuara në katër pavijone dhe u mirëpritën nga vizitorët.
“Kam vizituar ekspozitën e Petrit Halilajt në Bonn dhe më ka pëlqyer shumë. Skulpturat e ekspozuara këtu janë më ndryshe se ato në Bonn, por janë gjithsesi shumë impresionuese”, flet zonja Sally Müller, e cila është bashkëpunëtore shkencore në Muzeun e Arteve në Bonn. “Halilaj na ka sjellë këtë pjesë të Evropës këtu në Köln në një formë shumë interesante”, flet edhe një çift pensionerësh, duke ecur mes bankave të klasës së Halilajt, të rregulluara në një nga pavijonet e ndërtesës. Edhe dhoma e Abetares kishte zgjuar kureshtjen e të pranishmëve. Një hapësirë e madhe ishte e mbuluar nga fletët e abetareve të gjetura në shkollën e Runikut.
Të kontaktosh këtë mbrëmje Petrit Halilajn, i cili prezentohej nga galeria Chert nga Berlini, nuk ishte lehtë. I rrethuar nga shumë kolegë dhe nga galeristi i tij nga Parisi, ai me dëshirë gjeti kohë për një bisedë me portalin albinfo.ch.
Albinfo.ch: Z Halilaj, së pari ju falendëroj që gjetët kohë për një bisedë të shkurtër.
Para katër javësh hapët ekspozitën në Bonn që është pritur shumë mirë, sonte në Köln e kemi të njëjtën përshtypje. Si e ndieni veten sonte në mesin e një numri kaq të madh kolegësh dhe mysafirësh?
Petrit Halilaj: E ndiej veten shumë mirë. Për mua çdo ekspopzitë është e veçantë. Edhe pse kjo sonte është megjithatë më e veçantë, sepse hapet në kuadër të ART COLOGNE 2015, në kohën kur në Köln ndodhen artistë nga e gjithë bota.
Albinfo.ch: Takimi i fundit me ish-shkollën tuaj në Runik, si duket ju paska frymëzuar shumë?
Petrit Halilaj: Shkova të bëj ca foto për shkollën që do të rrënohej dhe spontanisht fillova ta xhiroj atë nga jashte. Kureshtja dhe fëmijët më morën brenda. Tempulli i dikurshëm i diturisë një ditë para rrënimit ishte mbushur me fëmijë. Derisa më tregonin çdo pjesë të saj, në të njëjtën kohë shkatërronin dhe thyenin xhama e fotografi. Ata donin ta shuanin kureshtjen time dhe më sillnin gjësende të ndryshme, të cilat m’u dukën të vlefshme. Aty gjeta bankat, të cilat janë pjesë e kësaj ekspozite.
Albinfo.ch: Në një farë mënyre, po shohim këtu sonte një pjesë të historisë së ish-shkollës suaj?
Petrit Halilaj: Shëtitja me kamerë në dorë në dhomat e shkollës ishte shëtitje nëpër historinë e saj. Vizatimet dhe shkrimet e gërvishura në ato 27 banka të vjetra rreth 30 vjet janë pjesë e historise së nxënësve, apo e një enciklopedie të tërë të kësaj shkolle. Ato vizatime, ashtu siç kanë qenë në banka, i kam punuar në skulptura.
Albinfo.ch: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen e afërt?
Petrit Halilaj: Së pari do të pushoj pak, sepse muajt e fundit kanë qenë shumë intenziv. E pastaj do të filloj punën për ekspozitën në muzeun Hangar Biccoca në Milano. Kjo ekspozitë ka një rëndësi të veçantë për mua dhe ështe si një kthim në shtëpi, sepse në Milano kam studiuar në Akademinë e Arteve.
Albinfo.ch: Z. Halilaj, ju faleminderit për bisedë dhe ju urojmë suksese të reja!
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?