Futboll

Petkovic me strategji të re kundër Japonisë, Xhaka luan si titullar

Trajneri i kombëtares helvete, Vladimir Petkovic sot do testojë peherë të fundit deri në botëror, lojtarët e tij, shkruan blick.ch. Ai ka gjetur një variantë tjetër ku Xhemaili, Zuber dhe Seferovic nuk do luajnë si titullar. Gjithashtu në portë do qëndrojë Roman Bürki në vend të Yann Sommer.

Në krahasim nga Spanja, Granit Xhaka është rikuperuar dhe do luajë që në fillim, në mesfushë do luajnë Breel Embolo për Steven Zuber, Freuler në vend të Xhemailit, si dhe Mario Gavranovic në vend të Haris Seferovic, përcjell albinfo.ch.

Pra titullarët e Zvicrës kundër Spanjës janë:

Bürki; Lichtsteiner, Schär, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Freuler, Embolo; Gavranovic.