Futboll

Petkovic ka nevojë për një plan tjetër në rast se mungon Shaqiri në Rusi 2018

Në ndeshjen kundër Panamës lojtarët helvetë duhet të jenë fleksibël - edhe pse mungon Xherdan Shaqiri; u tha në konferencën për shtyp të trajnerit Vladimir Petkovic me dy lojtarët e tij Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka.

Pas fitores minimale kundër Greqisë dhe mungesës së golave nga sulmuesit zviceranë, trajneri Petkovic është përballë një taktike të re të lojës. Taktika e re është e sistemit 4-1-2-2-1, pra më tepër e përqendruar në mesfushë, ndërsa taktika më e shpeshtë e tij kishte qenë sistemi 4-2-3-1 që ka më shumë kuptim për lojtarët sulmues.

Pra ky është një plan nevoje, në rast se Xherdan Shaqiri do mungonte në Rusi 2018, për shkak të lëndimeve të shpeshta. Gjithsesi Petkovic ka shtuar se më shumë se sistemet, ai preferon principet.

NZZ shkruan se taktikat janë ende të përshtatura për pikat e forta të ekipit dhe sidomos për strategët dhe lojtarët kryesorë: në këtë rast për Granit Xhakën.