Integrimi
Peticion për pjesëmarrjen e migrantëve në vendimet politike
"Ne kërkojmë bashkëpjesëmarrje të atyre personave që ende nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje” ka thënë Bullakaj kryetar i “Fair Wil”
Organizata “fair Wil” e cila angazhohet për avancimin e demokracisë në qytetin Wil të kantonit St. Gallen, ua ka dorëzuar dje autoriteteve kompetente një peticion me 502 nënshkrime në të cilin kërkohen të drejta më të zgjeruara politike për të rinjtë dhe të huajt.
Kryetar i shoqatës është Arbër Bullakaj, i cili njëherësh është këshilltar në asamblenë e Qytetit të Wilit, si përfaqësues i Partisë Socialdemokrate. Ai së bashku me anëtaren e kryesisë së “Fair Wil” Rahel Diethelm dhe revizoren Marianne Mettler ia kanë dorëzuar listën me 502 nënshkrime sekretarit të komunës, Christoph Sigrist.
“Ne kërkojmë bashkëpjesëmarrje të atyre personave që ende nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje” ka thënë Bullakaj në zyrën e “Fair Wil”. Sipas tij, integrimi ka sukses vetëm kur pikëpamjet mund të shprehen dhe kur ato zënë vend. “ Sipas Bullakajt, në Wil ka një deficit demokracie. Dhe përmes pjesëmarrjes së te rinjve dhe migrantëve ky deficit duhet të zvogëlohet.
“Wil-i duhet të zhvillohet në një demokraci moderne qytetare” ka thënë ai. Dhe kjo do të arrihet përmes një neni të participimit që do të vendosej në statutin e qytetit. Ai nen do të garantonte një të drejtë pjesëmarrjeje për të rinjtë dhe emigrantet, shkruan tagblatt.ch. Në projektin e statutit të ri të komunës i cili duhet të miratohet nga parlamenti dhe popullata, dhe i cili hyn në fuqi në vitin 2017, kjo kërkesë tashmë është pranuar.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’