Lajme
Peticion kundërshtimi për marrëveshjen tregtare Zvicër-Mercosur
Një peticion prej 65 mijë nënshkrimeve është dorëzuar në autoritetet federale në Bern duke kërkuar anulimin, ose rishikimin e marrëveshjes tregtare midis EFTA-së pjesë e së cilës është edhe Zvicra dhe bllokut të tregtisë Mercosur.
Peticioni i titulluar “Asnjë marrëveshje e tregtisë së lirë midis Zvicrës dhe shkatërruesit të Amazonës Bolsonaro” kërkon që Berna të heqë dorë nga nënshkrimi i një marrëveshje të shpallur së fundmi nga EFTA me Mercosur.
Ky peticion u organizua nga Campax, një OJQ e cila shërben për “një shoqëri solidare, një ekonomi të qëndrueshme dhe një mjedis të paprekur”.
Campax tha se 65 mijë nënshkrime u mblodhën në më pak se një javë.
Duke bërë jehonë shqetësimet e fermerëve zviceranë të shprehur disa ditë më parë, Campax shkruan se marrëveshja “do të rrisë eksportet braziliane të viçit dhe sojës dhe kështu do të promovojë shpyllëzimin”.
“Nuk është e papërgjegjshme vetëm ekologjikisht dhe etikisht por, e papërgjegjshme është të lidhësh një marrëveshje të tregtisë së lirë me [presidentin brazilian] Bolsonaro – nuk ka as kuptim ekonomik,” shkruan grupi Compax.
Campax argumenton se nënshkrimi i marrëveshjes do të inkurajonte zakonet shkatërruese të administratës së presidentit Bolsonaro në pyjet e Amazonës dhe të çonte në një ngrohje më globale, pasojat e së cilës janë shumë më të mëdha për Zvicrën sesa që mund të ketë përfitime të tregtisë afatshkurtra, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut