Shëndetësi
Pesëmbëdhjetë pandemitë që ndryshuan historinë
Në fushën e sëmundjeve infektive, pandemia është skenari më i keq. Kur një epidemi përhapet përtej kufijve të një vendi, sëmundja bëhet zyrtarisht pandemike, si COVID 19.
Sëmundjet ngjitëse ekzistonin gjatë epokës së lashtë, por kalimi në jetën agrare 10,000 vjet më parë, krijoi një hapësirë që i bëri epidemitë më të mundshme. Gjatë kësaj periudhe u shfaqën për herë të parë malarja, tuberkulozi, lebroza, gripi, fruthi etj.
Sa më të civilizuar bëheshin njerëzit, duke ndërtuar qytete dhe duke krijuar rrugë tregtare për t’u lidhur me qytete të tjera, dhe duke bërë luftëra mes tyre, aq më të lehta ishin mundësitë për t’u prekur nga pandemitë. Më poshtë janë radhitur pandemitë që, duke shkatërruar popullsisë njerëzore, ndryshuan historinë.
1.430 Para Krishtit: Athinë
Pandemia më e hershme e regjistruar ka ndodhur gjatë Luftës Peloponeziane. Pasi sëmundja kaloi nëpër Libi, Etiopi dhe Egjipt, ajo kapërceu muret e Athinës në të njëjtën kohë kur Spartanët bënë rrethimin. Gati dy të tretat e popullsisë vdiqën.
Simptomat përfshinin ethe, etje, gjakderdhje, lëkurë të kuqe.
2.Viti 165: Murtaja Antonine
Murtaja Antonine ishte ndoshta një shfaqje e hershme e tifos që filloi me hunët. Hunët infektuan gjermanët, të cilët ua kaluan atë Romakëve dhe pastaj trupat e kthyera e përhapën atë në të gjithë perandorinë Romake. Simptomat përfshinin ethe, dhimbje të fytit, diarre dhe plagë të mbushura me qelb. Kjo epidemi vazhdoi deri në vitet 180, perandori Marcus Aurelius ishte një nga viktimat e saj.
3.Viti 250: Mortaja e Ciprianit
E pagëzuar me emrin e viktimës se parë të njohur, murtaja e Ciprianit shkaktonte diarre, të vjella, ulçera në fyt, ethe dhe gangrenë të duarëve dhe këmbëve.
Banorët e qytetit ikën në fshat për t’i shpëtuar infeksionit, por përkundrazi e përhapën më shumë sëmundjen. Ndoshta duke filluar nga Etiopia, kaloi nëpër Afrikën Veriore, në Romë, pastaj në Egjipt.
Në vitin 444, ajo goditi Britaninë duke detyruar britanikët të kërkonin ndihmë nga Saksonët, të cilët shpejt do të kontrollonin ishullin.
4.Viti 541: Murtaja Justiniane
U shfaq për herë të parë në Egjipt, murtaja Justiniane u përhap nga Palestina dhe Perandoria Bizantine, dhe më pas në të gjithë Mesdheun.
Murtaja ndryshoi rrjedhën e historisë së perandorisë, duke i prishur planet e perandorit Justinian për të bashkuar përsëri Perandorinë Romake dhe duke shkaktuar një luftë masive ekonomike. Thuhet gjithashtu se solli krijimin e një atmosfere apokaliptike që nxiti përhapjen e shpejtë të Krishterimit.
Kjo sëmundje vrau rreth 50 milionë njerëz, 26 për qind te popullsisë botërore.
5.Shekulli 11: Leproza
Megjithëse kishte qenë për shekuj të tërë, lebroza u shndërrua në pandemi në Evropë në Mesjetë, duke rezultuar në ndërtimin e spitaleve të shumta të fokusura në sëmundjen e lebrozës për të akomoduar një numër të madh të prekurish.
Një sëmundje bakteriale me zhvillim të ngadaltë që shkakton plagë dhe deformime, lebroza besohej se ishte një ndëshkim nga Zoti e trashëguar në familje. Ky opinion çoi në gjykime morale dhe lëndime të viktimave. Tashmë njihet si sëmundja e Hansen, dhe ende prek dhjetëra mijëra njerëz në vit dhe mund të jetë fatale nëse nuk mjekohet me antibiotikë.
6. Vdekja e Zezë, viti 1350
Shkaktare për vdekjen e një të tretës së popullsisë botërore, filloi në Azi dhe u zhvendos në perëndim nga karavanët. Duke hyrë përmes Sicilisë në vitin 1347 A.D. kur mbartësit e sëmundjes mbërritën në portin e Messina, ajo u përhap me shpejtësi në të gjithë Evropën. Trupat e vdekur u bënë aq të shumta sa mjaft mbetën të pavarrosur duke krijuar një erë mbytëse në qytete.
Anglia dhe Franca ishin aq të paralizuara nga murtaja sa vendosën armëpushim të luftës. Murtaja ndryshoi rrethanat ekonomike dhe demografinë duke sjell shembjen e sistemit feudal britanik. Duke shkatërruar popullsinë në Grenlandë, Vikingët humbën forcën për të zhvilluar betejën kundër popullsisë vendase dhe në këtë mënyrë u ndal eksplorimi i tyre drejt Amerikës së Veriut.
7. Shkëmbimi kolumbian, viti 1492
Pas mbërritjes së spanjollëve në Karaibe, sëmundje të tilla si, tifoja, fruthi dhe murtaja bubonike iu transmetuan popullsive vendase nga Evropianët. Pa ekspozim të mëparshëm, këto sëmundje shkatërruan popullsinë indigjene, duke bere qe rreth 90 për qind të vdesin në të gjithë kontinentet veriore dhe jugore.
Në 1520, Perandoria Aztecu u shkatërrua nga një infeksion i lisë i sjellë nga skllevërit afrikanë. Hulumtimet në vitin 2019 madje arritën në përfundimin se vdekja e rreth 56 milion amerikanëve vendas në shekujt 16 dhe 17, kryesisht përmes sëmundjes, mund të ketë ndryshuar klimën e Tokës
8.Viti 1665: Murtaja e Madhe e Londrës
Murtaja bubonike çoi në vdekjen e 20 për qind të popullsisë së Londrës. Ndërsa rritej numri i vdekjeve njerëzore, u masakruan qindra mijëra mace dhe qen si shkak i mundshëm ndaj sëmundjes dhe sëmundja u përhap nëpërmjet Thames. Kulmi i shpërthimit erdhi në vjeshtën e vitit 1666.
9. Pandemia e parë e kolerës, viti 1817
E para nga shtatë pandemitë e kolerës gjatë 150 viteve, kjo valë e infeksionit të vogël të zorrëve filloi në Rusi, ku vdiqën një milion njerëz.
U perhaps përmes ujit dhe ushqimit të infektuar nga baketeri. Bakteri u kalua ushtarëve britanikë që e sollën atë në Indi, ku vdiqën miliona të tjerë. Kontaktet e Perandorisë Britanike dhe marinës së saj përhapën kolerën në Spanjë, Afrikë, Indonezi, Kinë, Japoni, Itali, Gjermani dhe Amerikë, ku vrau 150,000 njerëz. Një vaksinë u krijua në 1885, por pandemitë vazhduan.
10.Pandemia e tretë e murtajës, viti 1855
Duke filluar në Kinë dhe duke kaluar në Indi dhe Hong Kong, murtaja bubonike mori 15 milion viktima. India u përball me viktimat kryesore, dhe epidemia u përdor si justifikim për politikat shtypëse që ndezën një revoltë kundër britanikëve. Pandemia ishte aktive deri në vitin 1960
11. Pandemia e Fruthit Fixhi, viti 1875
Pasi Fixhi iu dha Perandorisë Britanike, një delegacion mbretëror vizitoi Australinë si dhuratë nga Mbretëresha ViKtoria. Me të mbërritur gjatë një shpërthimi të fruthit, delegacioni mbretëror solli sëmundjen në ishullin e tyre, dhe u përhap më tej nga kreret e fisit dhe policia që u takuan me ta pas kthimit të tyre.
Duke u përhapur shpejt, ishulli ishte i mbushur me kufoma që u bënë ushqim për kafshët e egra. Një e treta e popullsisë së Fixhit, gjithsej 40,000 njerëz vdiqën.
12. Gripi rus, viti 1889
Pandemia e parë e gripit filloi në Siberi dhe Kazakistan, më pas në Moskë dhe depërtoi në Finlandë dhe më pas në Poloni, ku u përhap në pjesën tjetër të Evropës. Deri në vitin vijues, ai kishte kapërcyer oqeanin drejt Amerikës së Veriut dhe Afrikës. Në fund të 1890,u raportuan 360,000 viktima.
13.Grip Spanjoll, viti 1918
Gripi spanjoll mendohet se e ka origjinën në Kinë dhe është përhapur nga punëtorët kinezë që transportoheshin me hekurudha nëpër Kanada gjatë rrugës për në Evropë. Në Amerikën e Veriut, gripi u shfaq për herë të parë në Kansas në fillim të vitit 1918 dhe u shfaq në Evropë nga pranvera. Raportet e shtypit qe flasin për një shpërthim të gripit në Madrid në pranverën e vitit 1918 çuan në quajtjen e pandemisë si “gripi spanjoll”.
14.Gripi aziatik, viti 1957
Duke filluar në Hong Kong dhe duke u përhapur në të gjithë Kinën dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, gripi aziatik u përhap në Angli ku, mbi gjashtë muaj, vdiqën 14,000 njerëz. Një valë e dytë u pasua në fillim të vitit 1958, duke shkaktuar një total prej rreth 1.1 milion vdekje globalisht, me 116,000 vdekje vetëm në Shtetet e Bashkuara.
15. HIV / AIDS, viti 1981
I identifikuar për herë të parë në vitin 1981, SIDA shkatërron sistemin imunitar të një personi, duke rezultuar në vdekje eventuale nga sëmundje që trupi zakonisht do t’i luftonte. Ata persona të infektuar nga virusi HIV kishin ethe, dhimbje koke dhe nyje limfatike të zgjeruara pas infeksionit. Kur simptomat largoheshin, infeksioni mbetej ende në gjak.
SIDA u vu re për herë të parë në komunitetet gay amerikane, por besohet se është zhvilluar nga një virus shimpanzeje nga Afrika Perëndimore në vitet 1920. Sëmundja, e cila përhapet përmes lëngjeve të caktuara të trupit, u hap në Haitii në vitet 1960, dhe më pas New York dhe San Francisco në vitet 1970.
35 milionë njerëz në gjithë botën kanë vdekur nga SIDA që nga zbulimi i saj, dhe ende nuk është gjetur një kurë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës