Zhvillim
Pesë vendet që duhet t`i vizitoni në Prishtinë
Vendet që patjetër duhet të vizitohen sipas New York Times janë: “Soma Book Station”, “Tartine”, Muzeu Etnologjik, Punishtja e Yllka Bradës dhe Restoranti për Vegjetarianë – Babaganush
E përditshmja amerikane “New York Times” ka bërë një shkrim mjaft interesant për Prishtinën, përcjell albinfo.ch.
New York përshkruan qytetin e Prishtinës dhe e vlerëson si njërin nga vendet më ‘cool’ në Ballkan, derisa ka sugjeruar pesë vende që duhet të vizitohen patjetër.
“Prishtina ka popullsi prej 200 mijë banorësh dhe është metropoli kryesor i Ballkanit dhe qendër e popullsisë me moshën më të re në Evropë: mosha mesatare e një kosovari është 28-vjeç. Sheshi kryesor është Nëna Terezë, derisa në shesh është Hoteli “Grand” e Teatri Kombëtar. Vendi është i mbushur me kafene e dyqane”, shkruan NYT.
Vendet që patjetër duhet të vizitohen sipas New York Times janë: “Soma Book Station”, që është vendi i duhur për libër shitësit, “Tartine”, vendi ku mund të gjeni edhe ushqim edhe kafe i hapur këtë vit, Muzeu Etnologjik, Punishtja e Yllka Bradës dhe Restoranti për Vegjetarianë – Babaganush.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik