Lajme
Pesë vende në Cyrih ku mund të gjeni banesa të lira
Rritja e qirave, pak apartamente të lira dhe dështimi për të ndërtuar kanë nxitur mungesën e banesave në Cyrih. Megjithatë, janë pesë fshatra ku mund të gjeni apartament me qira.
Nëse e doni jetën jashtë qytetit atëherë në Zürcher Oberland jo vetëm që do kurseni para por edhe u ofrohen mundësi të shumta. Komuna e Wetzikon është vetëm 20 minuta me tren larg nga Cyrihu dhe me një lidhje çdo 10 minuta.
Qyteti edhe pse ka vetëm pak më shumë se 25 mijë banorë ka dy stacione hekurudhore, Hapësirat që mund t’i vizitoni janë Robenhausen me bazë në bregun juglindor të liqenit të Pfäffikersee.
Ligatinat Robenhauser Ried është pjesa e zonës së banimit të mbrojtur nga UNESCO. Qiraja mesatare është 950 franga për një apartament, 1.5 dhomë, shkruan thelocal.ch, përcjellë albinfo.ch.
Buchs
Sot, fshati numëron ka 6.598 banorë (3.267 gra dhe 3.331 burra) nga të cilët rreth 26 për qind janë banorë të huaj. Është veçanërisht miqësor për familje. Cyrihu arrihet lehtësisht me trena që nisen çdo gjysmë ore. Qiraja mesatare nga 1450 franga për një apartament me 1 dhomë.
Opfikon (Glattbrugg)
Vetëm 10 minuta udhëtim me tren nga Cyrihu, Glattbrugg po rritet për shkak të vendndodhjes së shkëlqyer, infrastrukturës dhe ekonomisë në zgjerim.
Zona Glattbrugg ndodhet brenda komunës së Opfikon dhe është veçanërisht e njohur për qendren tregtare GLATT.
Përveç blerjeve, Glattbrugg ka lidhje të shkëlqyera transporti si me Aeroportin e Cyrihut në Kloten ashtu edhe me Cyrihun nga Bahnhof Glattbrugg. I vetmi shqetësim është zhurma e aeroportit. Qiraja mesatare nga 900 franga për një apartament me 1 dhomë, shkruan thelocal.ch, përcjellë Albinfo.ch.
Volketswi
Komuna me bazë në kantonin e Cyrihut përbëhet nga pesë fshatra, Volketswil, Hegnau, Zimikon, Kindhausen dhe Gutenswil, dhe përfiton shumë nga afërsia me qytetet më të mëdha si Cyrihu, Winterthur dhe Uster. Qyteti krenohet me një qendër kulturore dhe sportive me objekte volejbolli në plazh, një pishinë, bibliotekë, restorante dhe pajisje të ndryshme tregtare.
Për të arritur në Cyrih HB, do të duhet të hipni në një autobus për në Bahnhof Schwerzenbach aty pranë. Nga atje është vetëm 10 minuta udhëtim me tren për në Cyrih. Qiraja mesatare nga 955 franga për një apartament me 1 dhomë, raporton thelocal.ch, pwrcjellw Albinfo.ch.
Pfäffikon
Pfäffikon është tërheqës për të jetuar, punuar dhe ka lidhje të shkëlqyera të transportit publik në Cyrih, Winterthur dhe Aeroportin e Cyrihut. Vendndodhja në liqen është unike, si dhe peizazhi i larmishëm i pyjeve dhe livadheve.
Bahnhof Pfäffikon lidh fshatin me Cyrih në Shërbimin S-Bahn të Cyrihut S3 në vetëm 30 minuta. Qiraja mesatare nga 784 franga për një apartament të përbashkët me 5 dhoma, raporton thelocal.ch, pwrcjellw Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës