Kosova
Pesë shtetet që dhanë më shumë leje qëndrimi për shtetasit nga Shqipëria
Mësohet se Italia, Gjermania, Greqia, Franca dhe Kroacia janë pesë shtetet që kanë dhënë më shumë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit e Shqipërisë gjatë vitit 2020, sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Eurostat, transmeton albinfo.ch.
Thuhet se në total në vitit 2020 shtetet e Bashkimit Europian dhanë 37.6 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë. E para renditet Italia, me 13,059 leje. E dyta është Gjermania me 8,308 leje, e treta është Greqia me 7,768, e ndjekur nga Franca me 1,875 dhe Kroacia me 1,695 leje qëndrimi për herë të parë.
Të dhëna të tjera të Eurostat, të përpunuara më herët nga Monitor, treguan se që nga viti 2008 deri në 2020-n janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi në një nga shtetet e Bashkimit Europian.
Numri më i lartë i lejeve të qëndrimit është dhënë në periudhën 2008-2009, me përkatësisht 97.3 mijë dhe 83.9 mijë, si rrjedhojë e emigracionit të lartë të fillim viteve 2000. Më pas fluksi erdhi në rënie, duke zbritur në rreth 30 mijë në vitin 2013.
Pas kësaj periudhe rigjallërimi i ciklit të emigracionit, që tregohet dhe nga shtimi i ndjeshëm i kërkesave për azil, solli një tjetër rritje të lejeve të qëndrimit, që kulmoi në vitin 2019, me rreth 60.4 mijë të tilla.
Lejet e qëndrimit në Europë
Sipas Eurostat, në vitin 2020 Polonia dha 598 000 nga 2.2 milionë leje qëndrimi për herë të parë, të dhëna në BE për qytetarët jo-BE (26%). Polonia u pasua nga Gjermania (313 000, ose 14%) dhe Spanja (312 000, ose 14%).
601 200 ukrainas morën lejet e qëndrimit për herë të patë në vendet e BE-së në vitin 2020, duke i bërë ata grupin më të madh të shtetësisë midis të gjithë përfituesve. Polonia lëshoi 488 900 nga këto leje (81%).
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje