Lajme

Pesë shtete evropiane pezullojnë përdorimin e vaksinës së AstraZenecas

Rregullatori i ilaçeve të Austrisë ka suspenduar përdorimin e një grupi të vaksinës së AstraZenecas pasi katër pacientë janë diagnostikuar me mpiksje të gjakut pasi kanë marrë një dozë nga ajo.

Katër shtete të tjera – Estonia, Lituania, Luksemburgu dhe Letonia – kanë suspenduar përdorimin e kësaj vaksine për t’i lënë kohë Agjencisë Evropiane të Barnave të kryejë një hetim.

Rregullatori evropian i ilaçeve ka thënë se hetimet fillestare kanë treguar se grupi i vaksinave që janë përdorur në Austri nuk janë shkak i vdekjes së një infermiereje 49-vjeçare, e cila kishte marrë vaksinën, shkruan Guardian.

Infermierja vdiq si pasojë e çrregullimeve të rënda me koagulim të gjakut, 10 ditë pasi ishte vaksinuar.

Një tjetër pacient është diagnostikuar me emboli pulmonare, por tani është duke u shëruar.

Të martën, dy raste të tjera të mpiksjes së gjakut janë identifikuar tek pacientët që kishin marrë dozën nga i njëjti grup.

Agjencia e Barnave tha se aktualisht nuk ka prova që vaksina po shkakton këto pasoja dhe se tromboza nuk listohet në radhët e efekteve anësore nga vaksina anti-COVID.

Ka shtuar se doza të tilla janë shpërndarë në 17 shtete të Bashkimit Evropian.