Lajme
Pesë shtete kërkojnë diskutime të shpejta për pabarazitë në shpërndarjen e vaksinave
Austria, Republika Çeke, Sllovenia, Bullgaria dhe Letonia kanë kërkuar diskutime sa më shpejt të jetë e mundur mes 27 drejtuesve europianë për pabarazitë e mëdha në shpërndarjen e vaksinave në BE, sipas një letre të publikuar sot, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka akuzuar disa shtete të Bashkimit Europian, pa i përmendur ato, se kishin negociuar në fshehtësi kontratat me laboratorët, duke kritikuar një shpërndarje të pabarabartë të vaksinave kundër COVID-19 mes vendeve.
Një zyrtar i lartë i BE, i cili konfirmoi marrjen e letrës nga pesë vendet, kujtoi se një samit me 27 drejtuesit e BE-së ishte planifikuar më 25-26 mars dhe se koordinimi i luftës kundër pandemisë ishte pika e parë në rendin e ditës.
“Para çdo samiti marrim gjithmonë letra, të cilave u përgjigjemi”, theksoi ai duke shtuar se mbajta së shpejti e këtij samiti mbetet një qëllim.
Kancelari Kurz dhe katër homologët e tij i dërguan këtë letër presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidentit të Këshillit (i cili përfaqëson 27 shtete anëtare të BE-së), Charles Michel.
Në këtë letër ata konfirmojnë se livrimet e dozave të vaksinës nga laboratorët farmaceutik për shtete të ndryshme anëtare të BE-së nuk ishin kryer në mënyrë të drejtë.
“Nëse ky sistem do të zgjasë, ai do të vazhdojë të krijojë dhe përkeqësojë pabarazitë e mëdha mes shtetet anëtare deri në verë, në mënyrë që disa prej tyre do të jenë në gjendje të arrijnë imunitetin e grupeve për disa javë, ndërkohë që të tjerët do të mbeten prapa”, shkruhet në letrën e dërguar nga Kurz dhe katër homologët e tij.
“Prandaj, ne ju kërkojmë që të organizoni një diskutim mbi këtë çështje të rëndësishme midis drejtuesve të BE-së më shpejt të jetë e mundur”, shtojnë ata
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik