Hanumshahe Cerkini
Integrimi
Pesë shqiptarët e Gjelbër në zgjedhjet e Gjenevës
Janë të shumtë qytetarët zvicerane me origjinë shqiptare që kurrë nuk kanë votuar në jetën e tyre para se të shkelin tokën e Federatës Helvetike. Edhe më të shumtë janë ata që të kenë mundur të dëgjojnë më parë se në Zvicër ekziston një partie politike e pavarur që nuk i bashkohet asnjë tendence politike tradicionale.
E kjo është, Partia ekologjike „Të Gjelbrit“ që ka lindur gati në po të njëjtën kohë kur edhe në tokën e Federatës Helvetike lindë gjenerata e dytë e shqiptarëve të Ballkanit. Vizioni ekologjik që kjo parti mbron që prej 30 vitesh në kantonin e Gjenevës imponohet sot si një dëshmi e patjetërsueshme.
Fëmijët shqiptarë që ishin fare të vegjël dikur, apo ata që lindën dhe u rritën në shoqërinë shumëkulturore të Gjenevës, që prej 30 vitesh, tani qytetarë përgjegjës dhe plot kurajo gjenden të angazhuar për ndryshime të reja dhe përforcimin e vlerave demokratike të shtetit të tyre. Në partinë ekologjike „Të Gjelbrit“ në Gjenevë sot kemi zviceranë e zvicerane me origjinë shqiptare të cilët theksojnë të vetmin motiv parësor të angazhimit të tyre qëllimet që ka kjo parti të shprehura në artikullin 3 të statutit të saj : “ Të gjelbrit“ bashkojnë njerëzit vullnetmirë për të vepruar në planin ekonomik dhe legjislativ për të mbrojtur, promovuar dhe zhvilluar lëvizjet ekologjike, duke tërhequr pozita dhe propozime të veçanta të shoqatave të ndryshme gjenevase, nacionale që i bashkëngjiten mbrojtjes së mjedisit, të drejtave të njeriut dhe cilësisë së jetës. Ajo tenton të hapë në një rreth më të gjerë të popullatës njohuritë mbi ekologjinë si një lloj i ri i shoqërisë njerëzore.“ Janë të shumtë analistët politik që këtë parti e quajnë „Partia më largpamëse në planet dhe për planetin!” Ajo është edhe partia e vetme në Zvicër që mund të quhet edhe „partia e barazisë“ dhe në statusin e saj thekson që „listat zgjedhore në zgjedhjet nacionale, kantonale e komunale respektojnë barazinë gjinore“. P.sh, këtë vit, nga 144 kandidatë dhe kandidate në garën zgjedhore të kësaj pranvere në kanton 72 janë femra, një barazi absolute.Një betejë tjetër në të cilën më së shumti ishte e angazhuar Partia e të gjelbërve në kantonin e Gjenevës është fituar më 2005. Që nga ky vit falë iniciativës „ J’y vis j’y vote“ (Këtu jetoj, këtu votoj) banorët me origjinë të huaj që jetojnë në kantonin e Gjenevës, prej 8 vitesh me leje qëndrimi „B“ e „C“ mund të jenë pjesëmarrës aktiv në jetën politike, duke votuar në komunën e tyre në të cilën jetojnë.
Zgjedhjet komunale 2015
Këtë vit garojnë në zgjedhjet lokale 5 aktivistë shqiptarë në tri komunat më të mëdha të kantonit: Qyteti i Gjenevës, Meyrin dhe Vernier, të cilët po ua prezantojmë në vijim.
Nga partia e të Gjelbërve, në Qytetin e Gjenevës, komunë që numëron 91’316 të huaj, për këshillin komunal nga zviceranet me origjinë shqiptare garojnë dy zonja: Hanumshahe Cerkini dhe Magbule Topalaj. Në komunën Vernier, që numëron 16’258 banorë me origjinë të huaj, Granit Metushi është gati që t’i përvishet punës së këshilltarit komunal. Tek të Gjelbërit e Meyrin-Cointrin, në Listën nr 1, për shqipfolësit është lehtë të lexohet emri i zonjave Arta Kryeziu dhe Mevlide Malaj.
Për të vënë në jetë projekte komunale në të mirë të qytetarit të saj, kandidatët kanë nevojë për ne
Më 19 prill është data e fundit kur votuesit mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre komunal. Jo rastësisht, 5 kandidatët tanë kanë zgjedhur partinë ekologjike. Vlerat e tyre kulturore dhe humane kanë gjetur veten në këtë subjekt politik. Secili nga kandidatët tanë ka një të kaluar personale deri më sot që është pjesë e fatit kolektiv të popullatës shqiptare të Ballkanit në Zvicër. Mbi të gjitha, njohës të mirë të përditshmërisë në Gjenevë, secili nga këndi i tij profesional, privat e shoqëror dëshiron që me votën tuaj të lirë të angazhohet në realizimin e projekteve afatgjata.
Si çdonjëri prej nesh, ata e kanë jetuar në një formë apo tjetër, një rrugëtim jo të lehtë për të krijuar vendin e tyre në shoqëri. Parësore për të Gjelbrit tanë është ardhmëria në kuptimin e plotë të saj, respektimi i të drejtave njerëzore, bashkëjetesa në Gjenevën shumëkulturore, cilësia e jetës, formimi profesional i të rinjve, barazia gjinore, mbrojtja e ambientit etj.
Më i riu, Granit Metushi është një fëmijë i komunës së Vernier në të cilën jeton prej 23 viteve. Ja se për çfar angazhohet : „Kur duam, mundemi“. Edhe pse kam njohur disa vështirësi gjatë shkollimit tim, kam mundur të punoj në një mjedis që më pasionon : shëndetësi. Nga përvoja ime, kam ardhur në përfundim se është më se e nevojshme të mbështesim të rinjtë në formimin e tyre profesional.
Meqë ushtroj një profesion ku shumica aty janë femra, jam po ashtu tejet i interesuar të angazhohem për barazi gjinore. Angazhohem të krijoj struktura që realisht ndihmojnë të rinjtë, të zhvilloj aktivitete mes gjeneratave dhe të luftoj të gjitha format e dhunës shtëpiake.
Magbulé Topalaj, kandidate në Qytetin e Gjenevës angazhohet me ambiciet e saj kryesisht „në favor për energjinë e qëndrueshme, ndërgjegjësimin për të ardhmen e planetit dhe mbrojtjen e llojeve bimore e shtazore si dhe zonat natyrore. Unë dua për të luftuar kundër ndotjes, zhurmës dhe pasigurisë në hapësirat publike” shprehet e reja 31 vjeçare.
Hanumshahe Cerkini, nënë e dy fëmijëve, e din se për çka flet: “ Dua të ndihmoj një qytet që është i angazhuar në politikat ekonomike, sociale dhe humanitare dhe për politikën e integrimit në komunën time. Mbështes strehimin social, kooperativat dhe lagjet ekologjike.”
Arta Kryeziu-Osmani, banore e qytetit të Meyrin prej 20 vitesh, rrëfen se: “ përvoja ime prej një migruese më ka sjellë tek të Gjelbrit që më kanë tërhequr pastaj me politikën e tyre të hapur ndaj tjetrit, angazhimin e tyre social, vizionin e tyre të largët dhe realizmin e tyre.“ Puna e saj prej një edukatoreje sociale, Artës, i ofron njohuri dhe kompetenca që mund t’i ndajë në Këshillin komunal.
Mevlide-Lida MALAJ, jashtë jetës profesionale pranë popullatave migruese, para së gjithash është nënë e dy fëmijëve dhe aktive në jetën shoqërore. „ Kam zgjedhur të angazhohem me të Gjelbrit sepse ata kujdesen për gjeneratat e ardhshme, janë të angazhuar për zhvillim të qëndrueshëm dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, shkaqe këto që do të doja t’i mbroja në këshillin e qytetit.“
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch