Lifestyle

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Edhe pse disa zakone mund të duken si produktive në pamje të parë, ju ndoshta nuk po e kuptoni se janë pikërisht ato të cilat po ndikojnë negativisht në ecurinë e biznesit tuaj, transmeton EO.

Lexoni pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar:

1. Mungesë balance të jetës profesionale – jetë personale – Të punosh pa u shkëputur fare nga puna nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të jeni produktivë dhe efikas.

2. Orët shtesë nuk lidhen gjithmonë me rezultate të larta – Një situatë e tillë mund të shoqërohet me lodhje dhe mungesë produktiviteti, pra ju rezulton e kundërta e asaj që kishit menduar.

3. Të merreni me shumë gjëra njëkohësisht – Në vend të kësaj, do të bënit mirë që t’ia delegonit detyrat stafit tuaj, duke i ndarë ato në mënyrën më të mirë të mundshme.

4. T’ia ndaloni stafit tuaj të punojnë nga shtëpia – Të punuarit nga shtëpia është një prej formave më të përdorura kohët e fundit nga kompani të ndryshme.

5. Nuk keni besim – Ju duhet të mësoni që t’i delegoni detyrat përkatëse stafit tuaj dhe të keni më shumë besim tek ata.