E-Diaspora

Pesë refugjatë sirianë tentojnë të varin veten

Në shenjë proteste për zvarritjen e procedurës së azilit, pesë azilkërkeus sirianë kanë provuar të bëjnë vetëvrasje gjegjësisht të varin veten. Me këtë aksion dramatik proteste refugjatët në një qendër azili në Asschaffenburg (landi i Bavarisë) kanë dashur te tërheqin vëmendjen lidhur me gjendjen në të cilën ndodhen.

Ata, me breza prej tekstili kanë dashur të varnin veten por janë zbuluar me kohë nga personeli i sigurimit dhe janë penguar, shkruan augsburgernachrichten.de.

Pesë personat e moshave 23 deri 40 vjeçare nuk kanë pësuar lëndime serioze por janë dërguar në spital ku po marrin trajtimin psikologjik.

Ndërkaq policia thotë se pesë sirianët do ta ndërprisnin aksionin e tyre edhe vetë, por kanë dashur të terheqin vemendjen e opinionit për zvarritjen e procedurës së azilit në rastet e tyre, transmeton albinfo.ch. Ata edhe më parë kishin bërë përpjekje, qoftë me shkrim apo dhe me mjete tjera që të bëjnë em dije gjendjen e tyre.