Lajme
Pesë përfitimet shëndetësore të hurmës
Hurmat bëjnë një rrugë të gjatë për të arritur në tryezën tuaj. Përveç shijes, ato ofrojnë edhe shumëllojshmëri përfitimesh të tjera shëndetësore dhe nutricioniste. Kjo frutë tropikale është burim i pasur i fibrave, vitamineve e mineraleve. Përmban 23 aminoacide të rëndësishme, të cilat nuk mund të gjenden bashkë në një frutë tjetër.
Gjithashtu, përmban vitaminat A, B dhe C, si dhe minerale si magnezi, kaliumi, mangani, kalciumi, natriumi, hekuri, zinku, bakri dhe seleni.
Ja përfitimet kryesore shëndetësore nga konsumi i rregullt i hurmave, sipas ekspertëve:
Të pasura me antioksidantë mbroјtës
Hurmat janë një burim i pasur i përbërjeve me veti antioksiduese. Këto përfshijnë polifenolet, karotenoidet dhe lignanet, të cilat janë treguar se ndihmojnë në menaxhimin e rrezikut të sëmundjeve kronike.
Të dobishme për sistemin digjestiv
Fibrat që përmbajnë hurmet kanë shumë përfitime shëndetësore, nga ndihma për të mbajtur një mikrobiom të shëndetshëm të sistemit digjestiv, deri te reduktimi i rrezikut të disa vështirësive shëndetësore afatgjata.
Një studim i vogël i vitit 2015 zbuloi se konsumimi i hurmave mund të reduktojë rrezikun për kancer në zorrën e trashë falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe polifenolit.
Mbështesin shëndetin e eshtrave
Hurmat janë një burim i mineraleve të mira për eshtrat, duke përfshirë fosforin, kaliumin, kalciumin dhe magnezin. Ato janë gjithashtu burim i vitaminës K, e cila është e nevojshme për eshtra të shëndetshëm dhe të fortë.
Ëmbëlsues alternativ
Hurmet përmbajnë sheqerna lehtë të tretshëm, që do të thotë se konsumi i tyre ndikon më pak në shtimin e peshës dhe pasojat e tjera shëndetësore në krahasim me ëmbëlsirat dhe ëmbëlsuesit e tjerë.
Nutricionistët rekomandojnë që, përveç se t’i përdorni hurmet si alternativë e ëmbëlsirave, lëngu i hurmave të shtypura me ujë të përdoret edhe si ëmbëlsues i shëndetshëm në ushqime të tjera.
Mund të lehtësojë lindjen natyrore
Hurmet rekomandohen edhe nga gjinekologët në javët e fundit të shtatzënisë. Ato thuhet se e zvogëlojnë nevojën për lindje të detyruar dhe janë të dobishme në reduktimin e kohëzgjatjes së lindjes. Përbërjet në këtë frut besohet se imitojnë efektet e oksitocinës, një hormon i përfshirë në kontraktimet e lindjes.
Nga vijnë hurmet?
Hurmet rriten kryesisht në Lindjen e Mesme, por mund të gjenden edhe në rajone të tjera tropikale. Sipas Statista, në vitin 2021 janë prodhuar gjithsej 9,8 milionë tonë hurme në mbarë botën. Prodhuesit më të mëdhenj të botë janë Egjipti (1,7 milionë tonë në vit), Arabia Saudite (1,6 milionë tonë), Irani (1,3 milionë tonë), Algjeria (1,2 milionë tonë) dhe Iraku (0,8 milionë tonë në vit)./trtbalkan
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025