albinfo.ch
Gruaja
Pesë nëna shtruan drekë për bamirësi, promovohet edhe një libër
Është e diel nëntori, nisemi për në Bazel.
Arrijmë mirë e shpejt, dhe në hyrje na pret Drita Shabani me plot përzemërsi, është njëra nga organizatoret, na përqafon sikur nëna apo motra kur i pret mërgimtarët te dera.
Kur hymë brenda në lokalet e ABSM, përshtypja e parë që na ra në sy ishte drejtuesi i këtij projekti, Skender Nikoliqi , i cili po kërkonte vendin për ta vendosur flamurin kuq e zi.
Sallat ishin mbushur plot. Ishte hera e dytë që ABSM po i bashkangjitej këtij projekti duke e liruar objektin e vet, që gjendet në Hauptbahnhof të Bazelit.
Objekti reflektonte shumë dritë dhe mbretëronte një atmosferë me shumë kulturë, dinjitet e qetësi.
Tavolinat ku ishte vendosur ushqimi ishin të stërmbushura me plot ushqime tradicionale: fli, pite, bukë misri, fasule, turshi, pulë me oriz, ëmbëlsira nga më të ndryshmet, etj.
Në njërën nga tavolinat më ra në vesh një bisedë: shumë e shijshme, tha dikush, kjo drekë, ndërsa një zë tjeter iu përgjegj: nuk është me rëndësi ushqimi, është i lartë qëllimi.
Diku në një kënd ishte vendosur një pako si një vazo e vogël lulesh për paratë e mbledhura.
Kur e pyes njërën nga organizatoret, Florije Xhema, a jeni lodhur, ajo ma kthen me një buzëqeshje të ciltër: jo aspak, nuk e besoni se sa lehtë shkojnë gatimet e sa mbarë kur gatuajmë për projekte humanitare, më e vështirë është kur i takon familjet e varfra, është e dhimbshme, thotë ajo, dhe i mbushen sytë me lot.
“Herën e kaluar unë i kam dërguar paratë…u mërzita shumë kur i takova familjet e varfra, varfëria po rrezikon shëndetin e tyre”, thotë Florije Xhema, duke treguar se është hera e dytë që po e organizojnë një drekë për humanizëm.
Në video në sallë mysafirët kishin mundësi të shikonin dhënien e parave të grumbulluara nga dreka e kaluar humanitare.
Valbonë Hoti dhe Igballe Salihu janë dy organizatoret e tjera, vështirë t’i gjesh të lira, ato u tregonin mysafirëve ku të uleshin, u shpjegonin rreth projektit dhe ushqimit, e sa herë që i pyesja a jeni lodhur, jo jo aspak , ma kthenin me një buzëqeshje, kjo ishte dëshira jonë, tregonin ato.
Për një çast m’u duk se po ndodhte ndonjë mrekulli, më dukej se ushqimi po shumohej sikur në librat e shenjtë, e pyeta Lendita Osaj Kuqi, njërën nga organizatoret.
Ajo qeshi me habinë time. E vërtetë, tha, po shtohen, sepse po sjellin edhe familjet vullnetarisht.
Ndërsa për pijet ishte përkujdesur distributori i Birra Peja në Zvicër, Rexhep Berisha.
Në këtë projekt po shkonte mbarë jo vetëm organizimi, por edhe spontaniteti.
Provohet edhe libri “Tmerri mi mbylli sytë”
Një shkrimtare e re, Lirije Berisha-Mala, e bëri promovimin e librit të parë të saj” Tmerri mi mbylli sytë”.
Autorja kishte vendosur t’i bashkangjitetej projektit humanitar të pesë nënave dhe të gjitha të hollat e mbledhura nga shitja e librit të saj t’i ndajë për bamirësi.
„Në poezitë është përshkruar rrugëtimi ynë i dhimbshëm e krenar për liri“, thotë autorja e librit me poezi.
Një vajzë e re, Debora Malaj, luajti shumë bukur një melodi me violinë, kjo talente i mahniti edhe mysafirët nga kulturat e tjera, si zviceranë, gjermanë, turq e italianë.
Vërtet jo vetëm paratë që po grumbulloheshin, por po kultivohej ajo ndjenja e dashurisë.
Kur u ngritëm për t’u kthyer, na dhanë me vete ushqime që mbetën. Si në familje.
U mërzita, se dola nga familja e madhe shqiptare, por edhe u gëzova që pashë aq shumë dashuri sërish mes nesh, dashuri të cilën duhet ta mbajmë ndezur me dhembshuri e butësi, si një thesar, si më të madhen shpresë.
Erdhën edhe shumë fëmijë në këtë drekë. Nje vajzë me kapelen me shqiponjë e pyeta: e di ti përse jemi këtu, përse u shtrua kjo drekë ?
E di, tha, sepse duhet t’u ndihmohet të gjithë njerëzve, të gjithë duhet të kenë ushqim.
Shpresojmë se kjo drekë do të shtrohet çdo vit, për ta kujtuar misionin e mërgimtarit, ditët e shpërnguljes, dhe mallin.
Faleminderit pesë nënave për këtë nismë të mbarë.
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor