Kriza në Ukrainë
Pesë muaj nga fillimi i luftës: Zelenski është i bindur për fitoren
Zelenski theksoi: “Ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të mbrojmë atë që është e jona. Ne do te fitojme!"
Pikërisht sot, kur janë mbushur pesë muaj nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, presidenti Volodymyr Zelenskyj u tregua i sigurt për fitoren, transmeton albinfo.ch. “Kjo luftë nuk e ka thyer Ukrainën dhe nuk do ta thyejë atë”, tha kreu i shtetit të dielën në kanalin e lajmeve Telegram.
Presidenti rus Vladimir Putin kishte urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt – pjesërisht me pretekstin se fuqia bërthamore e sheh veten të kërcënuar nga vendi fqinj që po përpiqet të anëtarësohet në NATO, shkruajnë sda/dpa. Zelenski theksoi: “Ne nuk do të dorëzohemi. Ne do të mbrojmë atë që është e jona. Ne do te fitojme!”
Pavarësisht luftës, jeta në Ukrainë vazhdon, tha Zelenski, duke postuar foto të luftës së njerëzve kundër pushtimit rus. “Ajo (lufta) sigurisht që nuk do të na bëjë peng të këtij tmerri që pushtuesit kanë sjellë në vendin tonë”.
Presidenti vazhdimisht u bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera të NATO-s të furnizojnë me armë të rënda për të ndaluar përparimin rus dhe për të çliruar territoret e pushtuara. Ai priti gjithashtu një delegacion të SHBA në Kiev të shtunën.
Të dielën, ditën e 151-të të luftës, shtabi i përgjithshëm ukrainas raportoi sulme të reja nga pala ruse, me fokus në rajonet Donetsk dhe Kharkiv, përcjell albinfo.ch. Disa nga pushtuesit u zmbrapsën, tha ai.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm, pothuajse 40,000 ushtarë rusë kanë vdekur në luftime që nga fillimi i luftës. Ekspertët perëndimorë supozojnë, megjithatë, se ka shumë më pak. Rusia raportoi për herë të fundit humbjet e veta në fund të marsit. Në atë kohë, Ministria e Mbrojtjes në Moskë dha numrin prej 1351 të vdekurve.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë