Shkurt.ch

Pesë milionë foshnje nga epruveta

Louise Brown është britanikja e para që ka lindur para 33 vjetëve me epruvetë

Rreth pesë milionë foshnja kanë lindur në botë duke iu falënderuar  fertilizimit in vitro (IVF), që nga viti viti 1978, kur është lindur fëmija e parë Louise Brown.

Sipas Shoqërisë Evropiane për Mjekësi Riprodhuese, rreth 350 mijë foshnja kanë lindur çdo vit me fertilizim in vitro (IVF), që do të thotë 0.3 për qind të rreth 130 milionë foshnjave që kanë lindur në tëre botën.

Shifra pesë milionëshe e foshnjave është marrë në bazë të dhënave nga e gjithë bota deri në vitin 2008, dhe sipas vlerësimeve për tre vite e gjysmë të kaluara, për të cilat nuk ka ende asnjë statistikë zyrtare.

Ndonëse ka pasur qysh atëherë shumë kundërshtime ligjore, morale dhe etike, ka thënë një mjek spanjoll dhe kryetar i ESHRE “Anna VEIGA”. “Pesë milionë foshnje është një moment historik që e arsyeton të gjithë këtë.”

Në të njëjtën kohë numri është një dëshmi për punën e shumë shkencëtarëve dhe mjekëve, si dhe një provë për të rritur  besimin e mjekëve te pacientët për metodat e aplikuara.