Kosova
Pesë kompanitë nga Kosova përmbyllin suksesshëm pjesëmarrjen në panairin “Biofach 2024” në Gjermani
Kompanitë nga Kosova: Agro-Florentina, A-D-E Group, Fungo, Agroproduct dhe Hit Flores, kanë përmbyllur suksesshëm pjesëmarrjen në panairin ndërkombëtar të industrisë ushqimore organike “Biofach 2024” që u mbajt në Nuremberg të Gjermanisë nga data 13 deri 16 shkurt 2024, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrja e kompanive kosovare në këtë panair është mundësuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), që për kompanitë kosovare ka siguruar hapësirën ekspozuese prej 81 m2.
Shtandi ku kanë qenë të ekspozuara prodhimet e kompanive kosovare është vizituar nga pjesëmarrës të shumtë në këtë panair. Kompanitë tona kanë zhvilluar takime me përfaqësues kompanish nga vende të ndryshme të botës, blerës potencial dhe vizitorë të shumtë.
Kompanitë nga Kosova në këtë panair kanë arritur të nënshkruajnë kontrata të reja dhe presin që si rezultat i pjesëmarrjes në këtë panair të arrijnë marrëveshje bashkëpunimi dhe plasim të produkteve të tyre.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa