Lajme
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Kanë mbaruar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Aty nuk përfunduan ambiciet e tyre. Ata azhduan në Vjenë dhe u regjistruan në Universitetin Teknik të Vjenës për studimet Master
Arbnor Shabani nga Aqareva e Drenicës, Granit Bytyçi, nga Semetishti i Suharekës, Arber Fazliu nga Kamenica, Pajtim Zariqi nga Rahovica e Ferizajt dhe së fundmi Gentrit Krasniqi nga Malisheva arritën që më sukses të kryejnë studimet master në Universitetin Teknik të Vjenës, përkatësisht në drejtimin e Gjeodezisë.
Këta pesë inxhinierë të gjeodezisë janë shembuj konkretë që me punë dhe sakrificë arrihet suksesi.
Për albinfo.at ata kanë treguar se gjeodezia është një shkencë e vjetër, e cila në kuptimin e saj origjinal nënkupton ndarjen ose matjen e tokës. Kjo pasqyron misionin kryesor të kësaj shkence, që është matja dhe përfaqësimi i saktë i formës dhe madhësisë së tokës. Studimet e gjeodezisë janë mjaft të njohura dhe të rëndësishme në shumë fusha, duke përfshirë ndërtimin, inxhinierinë civile, hartografi, fotogrametri dhe shkencat e tokës.
Të gjithë ata kanë mbaruar studimet Bachelor në Universitetin e Prishtinës. Aty nuk përfunduan ambiciet e tyre, por vazhduan edhe me tutje, dikush më herët e dikush më vonë erdhën në Vjenë dhe u regjistruan në Universitetin Teknik të Vjenës për studimet Master.
“Çdo ditë në atë kohë ishte sfidë në vete. Natyrisht përshtatja në rreth të ri, shoqëri të re e çka jo tjetër. Ndryshimin në metodologjinë mësimore e kanë vërejtur që kur filluan kursin e gjuhës gjermane. Duke veçuar një dallim esencial, sidomos për lëmin e gjeodezisë, pjesën praktike”, Pajtim Zariqi.
Ka dallime esenciale në mes të punës në Austri dhe asaj në Kosovë
Tregu i punës po kalon një transformim të shpejtë në Evropë pasi konkurrenca për punë është dyfishuar viteve të fundit. Por një gjeodet është gjithmonë shumë i kërkuar në treg për shkak të aftësive dhe ekspertizës së tij në fusha të ndryshme që janë kritike për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës, menaxhimin e resurseve dhe monitorimin e mjedisit.
Sipas Granit Bytycit këto i kanë ndihmuar shumë që të përgatitet për tregun e punës jo vetëm në Austri por kudo në botë. Bytyci thotë: “Në përgjithësi, sa më i lartë kualifikimi shkollor, aq më të larta janë edhe kërkesat e punëdhënësit. Ka dallime esenciale në mes të saj çfarë punohet këtu ne Austri e çka punohet në Kosovë. Pra zakonisht lëmi më i kërkuar në Kosovë është kadastra, pra ndarjet kadastrale e së fundmi kemi hyrë paksa në inxhinieri për të cilën kemi dyshimet tona se a po bëhet me të vërtetë inxhinieri në bazë të rregullave bazë të gjeodezisë. Pra me një fjalë fusha e veprimit të gjeodetit ne Austri është shumëfish më e madhe se në Kosovë”, tregon ai.
Të gatshëm që ekspertizën e fituar në Austri, ta sjellin në Kosovë
Si i diplomuar me master në Vjenë, Arbër Fazliu thekson se ai bashkë me shokët e tij duhet të marrin iniciativa për të punuar për vendin tonë, shtetin e Kosovës. „Kanë kaluar shumë vite që nuk jemi të pranishëm në Kosovë, thënë shkurt, kemi dalë nga rrjedhat e profesionit tonë në Kosovë, kështu që, kjo e vështirëson punën. Mirëpo, nuk jemi edhe nga ata që presim të vijë dikush, të na trokasë në derë dhe të na thotë që Kosova ka nevojë për ju. Nëse ekziston vullneti ynë, duhet që ne vetë ta marrim këtë iniciativë dhe me nivelin akademik dhe shkencor që kemi, të punojmë për vendin tonë. Pra, s‘dua të përmend termin ta ndihmojmë Kosovën, por të punojmë për vendin tonë. Hapësirën duhet ta kërkojmë ne fillimisht, nuk do të jetë e lehtë, por jo e pamundur, pra duhet të ekzistojë vullneti ynë fillimisht, pastaj t‘i kërkojmë hapësirat”, sqaron ai.
Të pesë studentët tashmë të diplomuar, janë të specializuar në degë të ndryshme të gjeodezisë që nënkupton se, kontributi i tyre në një rikthim të mundshëm në Kosovë do të ishte tepër i madh.
Gentrit Krasniqi pohon se Kosovën fatkeqësisht po e ndjekin edhe më tutje problemet me ndarjen e tokave, trashëgiminë etj., proces ky i cili ka të bëjë më shumë me vetëdijen qytetare. Ai shton: Gjeneratave të vjetra duhet tu bëhet më shumë trysni për zgjidhjen e problemeve të kamotshme në mënyrë që gjeneratat e reja dhe ato që vinë pas, mos ta kenë fatin e tyre”.
I diplomuari tjetër Arbnor Shabani thekson se çdo fillim është i vështirë por asgjë nuk është e pamundur. “Çdo fillim i studimeve ka sfidat e veta, çdo shtet ka kulturën dhe mënyrën e jetës që është ndryshe nga ajo e Kosovës, mirëpo asnjëherë nuk duhet të dorëzohesh sepse me kujdes, bindje dhe qasje studimore, arrin qëllimin. Ne si 5-she e gjeodezisë, kemi kaluar në shumë sfida, pra jemi kalitur me shumë gjëra këtu, diçka që na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë“, nënvizon Arbnori.
Studentët që dëshirojnë të vijnë dhe ata që tashmë janë në studime, pesë gjeodetët shqiptarë i inkurajojnë të gjithë që të mos dorëzohen kurrë, të punojnë shumë, të studiojnë dhe jo të mësojnë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, mori pjesë në aktivitetin “Dita e Biznesit...
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra