Lajme
Pesë ditë më shumë pushim atyre që nuk konsumojnë duhan
Një biznesmen gjerman u ka dhënë punonjësve të tij që nuk pinë cigare nga pesë ditë më shumë pushim vjetor, sesa ata që rregullisht janë konsumues të duhanit.
“Më herët në mesin e punëtorëve kishte grindje të vazhdueshme me arsyetimin se njëri prej tyre po shkonte sërish të pinte cigare. E kur e llogaritni kohën që ata e kalojnë duke pirë cigare, del se kanë pushuar më shumë”, ka deklaruar pronari i restorantit Helmut Glasd nga Nojshtat, transmeton Telegrafi.
Ky vendim i tij lëre që nuk është kritikuar, por madje ka hasur në përkrahje të madhe nga kolegët që kanë filluar të shqyrtojnë të njëjtën metodë të aplikimit të pushimit.
Ndryshe, ky burrë nga Gjermania ka të punësuar 12 persona, ku 5 prej tyre janë konsumues të duhanit siç është edhe ai vetë. E një punëtor i tij ka thënë se do ta lë cigaren me qëllim që të ketë më shumë ditë të pushimit.
Por, pavarësisht zotimit të tij, pronari i restorantit e ka zënë atë duke pirë cigare në bodrum – duke iu mohuar e drejtë t’i kërkojë pesë ditë shtesë të pushimit. E shefi i kuzhinës pas 15 vjetëve po mendon të heqë dorë nga cigarja.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra