Zhvillim
Përvojat zvicerane përmirësojnë turizmin në Maqedoni
Do të shfrytëzohen potencialet turistike të Maqedoni duke aplikuar ekspertizën zvicerane në fushën e turizmit, tha ministri i Ekonomisë në Maqedoni, Driton Kuçi.
Këto komente ai i bëri pas nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit në fushën e turizmit me drejtoreshën e Programit zviceran për rritjen e punësimit, Rozandi Lowe, përcjell albinfo.ch.
Me memorandumin në fjalë është paraparë që në tre vjetët e ardhshme të rregullohet bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e turizmit dhe mikpritjes.
Ministri Kuçi dhe drejtoresha Lowe thanë se aktivitetet e ardhshme të parashikuara në memorandumin përfshijnë vendosjen e bashkëpunimit me shkollat e njohura në Zvicër, e cila do të mbështesë zhvillimin e aftësive në mesin e punëtorëve në fushën e turizmit dhe mikpritjes.
Rezultatet e pritshme të bashkëpunimit me programin IME të Ambasadës Zvicerane janë përvojat e Zvicrës për të nxitur zhvillimin e turizmit dhe përmirësimin e standardeve të punës në këtë fushë në Maqedoni.
Zvicra, shtoi ministri Kuçi, është një nga vendet me sektorin turistik më të zhvilluar dhe më të mirë të organizuar, përcjellin mediat në Shkup.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip? Rastet e gripit janë rritur në Zvicër në javët e fundit, me shumë njerëz që shfaqin...
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?