Lajme
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, një festë familjare në Kanton Uri
Të motivuar nga suksesi i Nëntorit të kaluar anëtarët e Shoqatës "Mërgimi" përgatitën festën e përvjetorit të 15-të të pavarësisë së shtetit të Kosovës, 17 Shkurtit
Kujtimet janë ende të freskëta, kur në Kanton Uri, saktësisht në vendin e heroit Legjendar, Wilhelm Tell, aty ku është vendosur mëvetësia e shtetit Zviceran, është themeluar para ca muajve: Shoqata Kulturore “Mërgimi”. Ajo u themelua nga një grup entuziastësh vullnetmirë dhe të vendosur.
Mërgimtarët vullnetmirë, sinkronizuan e mobilizuan të gjitha forcat brenda mundësive të tyre, qysh në Nëntorin e kaluar 2022, të cilët organizuan me sukses manifestimin e përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Të motivuar nga suksesi i Nëntorit të vitit të kaluar ata ia mësynë manifestim tjetër, po ashtu të rëndësishëm, atë të përvjetorit të 15. të pavarësisë së shtetit të Kosovës më 17 Shkurt 2023.
Koha ishte e shkurtër, sepse po afroheshin festat e fund vitit 2022, kur mërgimtarët kishin planifikuar pushimet e tyre. E vetëdishme për këtë kryesia përpiloi dhe përcaktoi planin përgatitor, mbi mbarëvajtjen e manifestimit. Kori i fëmijëve, nën regjinë e Kujtim Mehmetit e Arianit Shaqirit, dhe, filluan përgatitjet në fillim të Dhjetorit 2022.
Fillim viti i ri, 2023, ishte i përmbushur me punë intensive për organizatorët, sepse gjithçka duhej të përputhej dhe të ishte në përputhje me planifikimet e bëra.
Në mbledhjen e Janarit 2023, vendoset që në këtë manifestim të kemi një risi, që ende nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë në Kanton in Uri. U vendos pra që për manifestimin e 17 shkurtit të kemi artistin, poetin, aktorin, këngëtarin e lahutistin e shquar, Çun Lajçin.
Kështu edhe ndodhi!
Gjithçka ishte gati për pritjen e mysafirëve. DJ, bënte verifikimin teknik të zërimit, bashkë me këngëtaren Remzije Strumcaku. Dekoruesit e sallës, bënin kontrollin final. Ndërsa Kori i fëmijëve mezi priste, të filloj eventi, në mënyrë që pika e tyre prezantuese të shkojë më së miri!
Moderatorja, Iliriana Salihu, me një përshëndetje të përzemërt, u dëshiroi mirë se ardhje të pranishmëve dhe më pas ftoi, Kryetarin e Shoqatës “Mërgimi”, Burhan Krosa, për hapjen solemne të manifestimit. Kryetari Krosa, falënderoi veç të tjerëve Çun Lajçin për praninë e tij, falenderoi të pranishmit në sallë dhe të gjithë ata që kontribuuan në përgatitjen e këtij eventi.
Kryetari hapi programin festiv, me himnin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.
Më pas, pason shpalosja e programit festiv nga moderatorja: Iliriana Salihu, e cila fton skenë korin e fëmijëve.
Ata kënduan tri këngë, kushtuar Kosovës dhe gjatë tërë kohës publiku duartrokiste në mënyrë frenetike e prore fëmijët. Në fund, programi i fëmijëve përfundoi me dy recitime shumë të bukura.
Më pas pika kulmore:
Skenën e pushtoi Çun Lajçi, me monologun tij shumë prekës e domethënës, të cilin publiku e dëgjonte me vëmendje e qetësi të plotë.
Deri sa duartrokitjen vazhdonin edhe më tutje, skenën e pasuan grupi muzikor burimor Qemail Ademi e Baftiar Salihu. Ata kënduan disa këngë burimore me karakter festiv, me një performancë shumë tërheqëse e argëtuan publikun.
Në vazhdën e programit të mbrëmjes: DJ dhe këngëtarja Remzie Strumcaku, lumturuan të gjithë të pranishmit në sallë, i madh e i vogël, ngritën gotat në shenjë gëzimi e hareje, me rastin e përvjetorit 15. të pavarësisë së Kosovës, me shpresë.
Ne nuk harruam, e nuk do të harrojmë kurrë, pjesëmarrësit, të cilët familjarisht, i madh e i vogël, na zbukuruan këtë festë familjare. Ne, gjithashtu nuk harrojmë donatorët tanë, të cilët i falënderojmë përzemërsisht që na përkrahin çdoherë e në çdo çast.
Për organizim, dekorim e stolisje të interierit, falënderojmë Mendikim Zeqirin, Albin Gashin dhe gjithë të tjerët, për vullnetarizmin e tyre ngarendës e pa hezitim – Faleminderit për punën e bërë!
Shkroi: Adi Haliti
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor