Kosova
Përurohet xhamia shqiptare në Winterthur të Zvicrës
Në qytetin Winterthur të Zvicrës është përuruar xhamia shqiptare “Winti”.
Sipas njoftimit nga Bashkësia Islame e Kosovës, drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, mori pjesë në manifestimin qendror, bashkë me përfaqësuesit komunalë dhe fetarë të Winterthurit, si dhe me përfaqësues nga bashkësitë fetare të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Luginës së Preshevës.
“Kjo xhami nuk është thjesht një ndërtesë me mure dhe kube, por një vend i shenjtë, ku besimtarët do të gjejnë paqe shpirtërore, do të forcojnë lidhjen e tyre me Zotin dhe do të zhvillojnë marrëdhënie më të ngushta me njëri-tjetrin. Në këtë hapësirë të bekuar do të bashkohemi për të falur namazin, për të ndarë mësimet e fesë sonë dhe për të rritur vlerat e moralit dhe të drejtësisë. Kjo xhami është gjithashtu një simbol i përkushtimit dhe sakrificës së komunitetit tonë. Ajo është ndërtuar me kontributin e përbashkët të të gjithë atyre që kanë ofruar kohën, pasurinë dhe energjinë e tyre për të realizuar këtë projekt. Kjo dëshmon për unitetin dhe forcën tonë, përkushtimin tonë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për brezat e ardhshëm”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Simnica, në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, i dorëzoi një mirënjohje Kryesisë së xhamisë “Winti” në Winterthur të Zvicrës për kontributin dhe angazhimin e dhënë me rastin e ndërtimit të kësaj xhamie.




E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












