Shkurt.ch

Përurohet Qendra Nanoteknologjike e Zvicrës

Qendra për hulumtime nanoteknologjike udhëhiqet nga Universiteti ETH i Cyrihut dhe koncerni teknologjik IBM

Është përuruar sot, me praninë e ministrit Burkhalter, në Rüschlikon të Cyrihut Qendra Hulumtuese për nanoteknologji. Duke përuruar qendrën në fjalë, Burkhalter e ka cilësuar atë si qendër model të këtij lloji, shkruan portali i sf1.

Qendra për hulumtime nanoteknologjike udhëhiqet nga Universiteti ETH i Cyrihut dhe koncerni teknologjik IBM. Ajo i ka vënë vetes për synim arritjen e njohurive të reja e kulminante shkencore.

Nanoteknologjia po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme dhe do të mund të cilësohej si një emër i ri për „Swissness” kanë thënë përfaqësuesit e universitetit ETH në përurim.

Ambientet e qendrës do të jenë edhe në dispozicion të shkencëtarëve nga jashtë. Ndërtesa e përururuar ka një hapësirë prej 6500 metrash katrorë. Ndërtimi ka kushtuar 90 milion franga, prej të cilave IBM mbulon 75 milionë.

Nanoteknologjia gjen shfrytëzim kryesisht në teknologjinë e aparaturave mjekësore.