Lajme

Qendra e parë kulturore në SHBA, e dedikuar për gjuhën shqipe

Përurohet Qendra kulturore shqiptare në Nju-Jork

Mësohet se në lagjen Bronks të Nju-Jorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përurua Qendra kulturore dhe e mirëqenies për komunitetin shqiptaro-amerikan, transmeton albinfo.ch.

Ky është eventi më i madh në vitet e fundit që mbledh shqiptarët dhe është qendra e parë kulturore në SHBA e dedikuar për gjuhën shqipe, kulturën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.

Qendra Illyria shtrihet në një hapësirë prej mbi 10 mijë metrash katrorë dhe është e financuar nga shteti i Nju-Jorkut, me mbështetjen e këshilltarit të Bashkisë së New Yorkut dhe njëkohësisht kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Mark Gjonaj. /Albinfo.ch

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme