Integrimi
Përurohet Oda Ekonomike Kosovë-Zvicër
Marrin pjesë zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Behxhet Pacolli, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila dhe ministri i diasporës, Ibrahim Makolli
Sonte, më 19 qershor në Bernë bëhet inaugurimi i Odës Ekonomike Kosovë-Zvicër. Ky eveniment realizohet nën përkujdesjen e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Zvicër, Naim Malaj dhe kryetarit të Odës Ekonomike Kosovë-Zvicër, Stefan Sarkany.
Themelimi i kësaj ode konsiderohet si një kontribut i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike në mes të Zvicrës dhe Kosovës.
Në pritjen e cila organizohet në ambientet e restorantit Mappamondo të Bernës është paralajmëruar edhe prania e përfaqësuesve të lartë të institucioneve kosovare.
Albinfo.ch merr vesh se ndër personalitetet që pritet të jenë të pranishëm aty ndodhen edhe zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Behxhet Pacolli, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ministri i diasporës, Ibrahim Makolli.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












