Shkurt.ch

Përurohet ndërtesa më e madhe në botë

E gjatë 500 metra dhe e gjerë 400 metra, kjo ndërtesë është 20 herë më e madhe se shtëpia e famshme e operës në Sidnei të Australisë

Ka hapur dyert këto ditë ndërtesa më e madhe në botë (jo më e larta!). Fjala është për godinën New Century Global Center  që është hapur në qytetin kinez Chengdu. E gjatë 500 metra dhe e gjerë 400 metra, kjo ndërtesë është 20 herë më e madhe se shtëpia e famshme e operës në Sidnei të Australisë.

Lartësia e ndërtesës së ngritur buzë një liqeni artificial është 100 metra.

Në brendi të saj ofrohet në radhë të parë argëtim, duke filluar nga një kinema, një park lojërash në ujë e deri te shtegu i patinazhit. Ndërsa në 400 mijë metrat katrorë që mbeten janë të vendosura lokalet e ndryshme tregtare.

E gjithë ndërtesa ka një sipërfaqe prej  1. 76 milionë kilometra katrorë ku janë vendosur edhe dy hotele me pesë yje.

Aktualisht qyteti Chengdu me 10 milionë banorë po zbukurohet duke u shndërruar në një qendër kulturore të Kinës së jugut.