Literaturë
Përurohet libri me 100 rrëfime nga pleq e plaka të Kosovës

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës gjatë ditës së djeshme është përuruar libri “Kujtesa e Kosovës”, përcjell albinfo.ch.
Ky libër, i cili përmban 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka të Kosovës, u vlerësua si një projekt afatgjatë për ruajtjen e kujtesës së Kosovës.
Në këtë përurim mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se ky libër përmban 100 rrëfime autentike që shpalosin gjithë botën e përditshmërisë në Kosovë, nga Lufta e Dytë Botërore deri sot.
“Temat të cilat u trajtuan në historitë gojore ishin tema mbi organizimin e jetës, zakonet, organizimin e fshatit, duke përfshirë këtu zakonet ekonomike e edhe marrëdhëniet tregtare brenda dhe jashtë vendit”, citohet të ketë thënë Gashi, sipas njoftimit të MKRS-së.
Kurse drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku, këtë libër e vlerësoi si botim të rëndësishëm për historinë e Kosovës.
“Sot po botohet, botim i parë i historisë gojore të 100 pleqve dhe plakave, mbledhja dhe ruajtja e kulturës gojorë është një qytetërim modern, një hap i ri nga biblioteka kombëtare e Kosovës. Mbledhja e kujtimeve të njerëzve të moshuar ka një rëndësi për historinë e Kosovës”, ka thënë ai.
Intervistat për këtë libër u realizuan me të moshuar mbi 80 vjeç. Nga MKRS kanë thënë se për realizimin e këtij projekti u trajnua një ekip punues nga ligjëruesit profesionistë të fushës së historisë gojore, mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

E-Diaspora
-
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë Numri i të papunëve në Kosovë gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 ka...
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve Duke filluar nga fundi i vitit 2025, avionët zviceranë do të kenë ndarje më të mëdha...
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore
-
“Një këshillë – 673 milionë CHF”, shumë para federale shpenzohen për konsulentë dhe shërbime të jashtme