Kosova

Përurohet autostrada “Arbën Xhaferi”

Është bërë përurimi i autostradëArbën Xhaferi”,  lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut. 

 Me këtë rast ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se kjo autostradë e lidh Kosovën edhe me korridorin e dhjetë.  

“Në këtë projekt është punuar për pesë vjet rresht. I falënderojmë djem dhe vajza kontributdhënës për punën e shkëlqyer dhe me dhimbje i kujtojmë ata që e kanë humbur jetën gjatë punimeve. Ndjehuni krenarë për këtë kryevepër që ia keni dhënë Kosovës”, është shprehur Lekaj. 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ceremoninë e përurimit autostradës ka thënë se kjo vepër moderne i jep një pamje re jo vetëm Kosovës, por tërë rajonit. 

 “Është privilegj të jemi bashkë në hapjen e kësaj vepre madhore që na ofron me njëri-tjetrin dhe na bashkon me Europën”. “Përkundër sfidave ne nuk jemi ndalur, falënderojmë edhe Bechtel&Encan për këtë punë që kanë bërë”, ka shtuar Haradinaj.  

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova është faktor stabiliteti po ndërton ura, dhe jo vetëm ura fizike lidhin qytetarët, por edhe ura miqësisë. 

 “Te Kosova gjithmonë do të gjeni një partner të sinqertë dhe bashkëpunues. U jemi falënderues kryeministrave të vende fqinje. Nuk do ta harrojmë kontributin tuaj pozitiv për vendin tonë. Kosova është e fuqishme edhe krijojë mrekulli, cilat nuk i kemi Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Veseli. 

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë me rastin e përurimit autostradësArbën Xhaferi” se sot është një ditë e veçantë për shtetin e Kosovës dhe rajonin. 

 “Sot për përurojmë një nga projektet më madhore të shtetit të Kosovës, urën më të gjatë në rajonin tonë. Një investim që ia ka vlejtur”, ka thënë Thaçi nga ceremonia e përurimit.