Lajme
Perspektiva ekonomike e Zvicrës u dobësua, por nuk u shkatërrua
Ministria zvicerane e Ekonomisë ka ulur parashikimin e saj të rritjes për vitin 2022 për shkak të luftës në Ukrainë. Por, ende parashikon një ngritje solide pas pandemisë, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
Pas disa vjetësh të ndikuar nga Covid-19, viti 2022 duhet të shohë akoma rritje të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) zviceran me 2.8%, tha të hënën Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco) në një vlerësim tremujor – nga 3% parashikuar dhjetorin e kaluar.
Ndërsa lufta do të ketë një ndikim, lidhjet ekonomike zvicerane me Rusinë dhe Ukrainën janë relativisht të kufizuara, tha Seco.
Javën e kaluar monedhat iu afruan barazisë, me frangun që arriti nivelin më të lartë kundrejt euros që nga janari 2015. Seco tha se monedha e fortë po frenon gjithashtu inflacionin, i cili megjithatë pret të rritet ndjeshëm këtë vit për të arritur në 1.9%, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë