Maqedonia

Skandal: Sekretari amerikan i mbrojtjes pritet me fshesë në Maqedoni

Sekretari amerikan i mbrojtjes pritet me fshesë dhe me protokoll të shpërqendruar.

Çfarë po ndodh me shërbimet protokollare në Qeverinë e Maqedonisë? Si duket vizitat e njëpasnjëshme, kanë lodhur protokollin e organit ekzekutiv, sa kaq vonohen edhe në pritje.

Sekretari i mbrojtjes në SHBA gjeti të papërgatitur delegacionin në krye me ministrin e Mbrojtës, Radmilla Shekerinska. Duke zbritur nga aeroplani, sekretari amerikan Mattis u pengua nga ushtarët të cilët vendosnin tapetin e kuq, ndërsa përballë gjeti Shekrinskën dhe ambasadorin Xhes Bejtlli duke vrapuar për ta pritur.

Tashmë dihet se kjo nuk është herë e parë. Ditë më parë delegacioni i ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati u gjet në Kuvendin e Maqedonisë sikurse në një udhëkryq, pa u pritur nga kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.

Skandali i njëjtë ndodhi edhe gjatë vizitës së kancelarit austriak Sebastian Kurc ku protokolli i Qeverisë ngatërroi flamurin austriak shtetëror.

Për t’u siguruar se shërbimet nuk kanë gabuar, gjatë vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shkup, kryeministri Zoran Zaev verifikoi personalisht flamurin gjerman.

https://youtu.be/30kiCs3_x_I