Sport
Përsëri në librin “Guinness”, Agushi njofton për synimin e radhës
Emri i rekordmenit kosovar, Agim Agushi, edhe një herë tjetër është përmendur në librin e rekordeve botërore “Guinness”, përcjell albinfo.ch.
Këtë herë, Agushi veshi e zhveshi 152 herë fanellën sportive duke zhongluar me top, në një hapësirë prej vetëm 1 metër katror, për rreth 1 orë e dy minuta. Këtë rekord Agushi e shënoi më 4 korrik, pikërisht për Festën e Pavarësisë së SHBA-së.
Megjithëse kanë kaluar vetëm dy ditë që kur shënoi një rekord botëror, Agushi nuk e ka ndërmend të ndalet. Ai po synon një rekord në Dubai.
Gjatë ditës së sotme Agushi është takuar me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Ky i fundit ka premtuar përkrahje për rekordmenin Agushi, në sfidën e tij të radhës në Dubai.
“MKRS-ja do ta mbështesë këtë talent të rrallë në synimin e tij kryesor që është të vendosë rekordin më të vështirë Guinness në ndërtesën më të lartë në botë Burj Al Khalifa në Dubai, duke ecur lart-posht shkallëve të kësaj ndërtese me top në kokë, pa ndërprerje, gjë që nuk është arritur deri më tani”, ka shkruar ministri Gashi.
Lidhur me këtë sfidë, Agushi ka thënë se është vetëm çështje kohe, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch. Lajmi...
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
-
Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e diasporës në Hamburg dhe Schleswig Holstein
-
Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë
-
Frankfurt, hapet panairi i librit, i pranishëm edhe shteti i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk i pranon të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë Zvicra mbetet joaktive kur bëhet fjalë për detyrimet e kujdesit të duhur për filialet. Ka kritika...
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve
-
Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi
-
Bisedimet me BE-në po shkojnë mirë, por ka disa pika të jashtëzakonshme
-
Partia kundër mbajtjes së Eurovizionit në Zvicër