Integrimi
Përse u desh të vdiste Erlindi?
Në mënyrë ende të pasqaruar, vogëlushi kishte rënë nga makina. Vetura që ka qenë mbrapa nuk ka mundur të frenojë dhe e ka shkelur Erlindin, duke i shkaktuar plagë të rënda nga të cilat ai ka vdekur në vendin e ngjarjes
Në mbrëmjen e të enjtes në një fatkeqësi të rëndë komunikacioni në Spreitenbach të kantonit Aargau ka humbur jetën vogëlushi 4 vjeçar Erlindi. Ai ishte i ulur në ulëset e mbrapme të veturës landrover të cilën babai, Enver Fazlija, e kishte huazuar nga shefi i tij. Papritmas dhe në mënyrë ende të pasqaruar, vogëlushi kishte rënë nga makina. Vetura tjetër që ka qenë mbrapa, një audi nuk ka mundur të frenojë dhe e ka shkelur Erlindin, duke i shkaktuar plagë të rënda nga të cilat ai ka vdekur në vendin e ngjarjes. Ambulanca dhe helikopteri Rega që erdhën me të shpejtë, nuk mundën të shpëtonin vogëlushin, i cili vdiq në krahët e babait 29 vjeçar.
Prokuroria ka iniciuar hetime si për ngasësin që ka shkelur Erlindin ashtu dhe për babain e të ndjerit. Ky i fundit ka pranuar për mediet zvicerane se i biri nuk kishte qenë i vendosur në karrigen speciale për fëmijë, siç parashihet me rregulla, por ai pohon se kishte qenë i lidhur me rripin sigurues. As ai dhe as policia deri më tash nuk kanë mundur të sqarojnë shkakun e hapjes së derës së makinës, nga e cila ka rënë vogëlushi. Zëdhënësi i policisë ka thënë vetëm se ngasësi i veturës audi, nuk ka pasur shanse të shmangë fatkeqësinë.
Enveri dhe Bedrija së bashku me Erlindin kishin shkuar në një qendër tregtare për të blerë edhe disa gjëra pasi që të nesërmen do të udhëtonin për në Kosovë, ku Erlindi dhe Merlinda (5 vjeçe) do të vizitonin gjyshërit e tyre. Familjes së re në Zvicër dhe gjyshërve në Kosovë u mbetet vetëm kujtimi për Erlindin bashkë me dhimbjen që do t`i shoqërojë gjithë jetën.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër