Lajme
Përse 23 qytete në SHBA mbajnë emrin Gjeneva?
Por ka po ashtu dhjetëra qytete të tjera në Shtetet e Bashkuara që kanë emra qytetesh zvicerane. New Bern ështe më i madhi
Ambasada e Zvicrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka postuar një hartë të Shteteve të Bashkuara në llogarinë e saj në Twitter, transmeton albinfo.ch. Kjo tregon se janë 23 lokalitete të ndryshme që mbajnë emrin Gjenevë. Është për t’u habitur që shumë nga këto vende ndodhen në pjesën lindore të SHBA.
Ambasada zvicerane në Shtetet e Bashkuara ka shkruar në Twitter: “A e dini se ka mbi 20 qytete në Shtetet e Bashkuara që mbajnë emrin Gjenevë, sipas qytetit zviceran në liqenin e Gjenevës? Gjithsej ka qindra vende që kanë emra zviceranë për shkak të emigrantëve në shekujt 18 dhe 19.»
Nga ana tjetër, në një blog të Muzeut Kombëtar të Zvicrës, historiani dhe shkrimtari Benedikt Meyer shkruan: “Në shekullin e 19-të, gjithnjë e më shumë njerëz po largoheshin nga Zvicra, shkruan 20minuten.ch. Uria dhe varfëria i çuan ata përtej oqeanit në një tokë plot shpresa të reja: në Amerikë”.
Kështu, ekziston një vendbanim me emrin Cyrih në shtetin amerikan të Kansasit. Rreth 99 njerëz kanë jetuar atje në vitin 2019. Cyrihu u regjistrua si vend në 1880, transmeton albinfo.ch. Themeluesit në atë kohë ishin John dhe Armenda Webb, ata hapën një zyrë postare dhe e quajtën atë sipas vendit të tyre të lindjes.
Ndoshta “qyteti” më i njohur është New Glarus, në shtetin amerikan të Wisconsin. Vendi ka pak më shumë se 2000 banorë dhe u themelua në 1845 nga 150 emigrantë. Ka në këtë qytet ende restorante të shumta që ofrojnë pjata kombëtare zvicerane si rösti dhe raclette. Në SHBA, qyteti konsiderohet madje si një destinacion turistik.
Qyteti më i madh me emër zviceran në Shtetet e Bashkuara është New Bern, Karolina e Veriut, përcjell albinfo.ch. Qyteti ka rreth 30,000 banorë dhe madje ka një ndërtesë të modeluar sipas “Zytgloggenturm” në kryeqytetin zviceran.
(Foto: Ambasada e Zvicrës në SHBA)
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?