Kosova
Përpunuesit kosovarë të drurit prezantojnë ofertën e tyre në “Swissbau”, Bazel
Mbi 250 kompani nga e gjithë bota po marrin pjesë në këtë panair ndërsa 8 prodhues kosovarë po prezantojnë cilësinë e ofertës së tyre për tregun evropian
Këtë të martë i ka hapur dyert panairi i ndërtimit Swissbau «kompakt», i Bazelit. Duke filluar nga 3 maji, prezantohen para vizitorëve modelet e fundit në fushën e ndërtimit. Panairi kësaj here është quajtur “kompakt” për shkak numrit më të vogël të pjesëmarrësve.
Mbi 250 kompani dhe prodhues nga të gjitha vendet e botës kanë mbushur njërën prej hallave të këtij panairi. Ato, për 4 ditë me radhë do të ekspozojnë produktet dhe shërbimet e tyre në sektorin e ndërtimit, duke e kthyer kështu Bazelin në kryeqendrën e biznesit pas bllokimit dyvjeçar të shkaktuar nga pandemia.
Në këtë kuadër, tetë prodhues kosovarë po prezantojnë cilësinë e ofertës së tyre për tregun evropian.
Përfaqësuesit e kompanive nga Kosova presin kontakte të reja, kontrata të nënshkruara me klientë të rinj, zgjerim të rrjetit, por edhe kanë marrë më shumë informacion lidhur me trendët e ndërtimtarisë në Evropë, çfarë kërkohet nga tregu, cilat ide t’i përcjellin.
Bujar Rama, i cili përfaqëson kompaninë “Behari DOORS” nga Kosova thotë për Albinfo.ch se që nga dita e parë interesimi vërehet të jetë i madh.
”Prej 4 vitesh kemi depërtuar në tregun zviceran dhe kjo paraqitje në panairin Swissbau do të na ndihmojë edhe më shumë të lidhim partneritete të reja”, tha Rama. Kompania “Behari Doors” prezantohet pë herë të parë në këtë panair.
Edhe kompania tjetër kosovare “VATER 1954” për herë të pare ka prezantuar dritaret e saj në Swissbau.
“Produkti ynë është duke u pëlqyer, ngase është kombinim dru dhe alumin dhe në përputhje me të gjitha standardet evropaine. Ne si kompani për disa vjet kemi depërtuar në tregun zviceran. 90 për qind e eksportit bëhet për tregun e jashtëm, ngase është e papërballueshme për tregun vendës”, thonë përfaqësues nga “Vater 1954”.
Visar Rexhepaj ndërton shtëpi druri në Kosovë. Kompania që ka themeluar ai me disa të tjerë, shqiptarë dhe zviceranë, mban emrin “Green House SHPK”. Ajo përbën një zinxhir prodhimi, Kosovë-Zvicër.Këto janë `shtëpi të gjelbra`, me kornizë druri, të cilat prodhohen në Kosovë dhe pastaj instalohen në Zvicër.
“Ne në këtë panair po kërkojmë kompani shqiptaro-zvicerane, të cilët do të finalizojnë shtëpitë tona të drurit të prodhuar në Kosovë. Tanimë nuk mund të aplikojmë sistemin me çelësa në dorë”, thotë Rexhepaj për albinfo.ch.
“Elnor” është një kompani kosovare që tashmë ka depërtuar në tregun zviceran që nga viti 2011, madje është edhe e regjistruar në listën e firmave zvicerane me emrin „Elnor Swiss“.
Drejtori i kësaj kompanie, Sheqer Ukaj, thotë për albinfo.ch se tashmë kanë aktivitet ekonomik dhe tregtar në Zvicër dhe kjo falë bashkëpunimit me ndërmarrësit shqiptarë në Zvicër.
“Shqiptarët tani më kanë në dorë sektorin e ndërtimeve në Zvicër dhe pa angazhimin e tyre, produket e Kosovës nuk do të depërtonin në Zvicër. Ndërmarrësit shqiptarë që po ndërtojnë me referencat e tyre te partnerët zviceranë kanë ndikuar që produktet kosovare të depërtojmë në Zvicër”, thotë Ukaj, duke shpresuar për rritje edhe më të madhe me paraqitjen e tyre të katërt në këtë panair.
“Pandemia ka ndikuar në shkëputjen e zinxhirit të prodhimit ndërsa lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimeve”, thotë më tutje Ukaj.
Pjesëmarrja e kompanive në këtë panair është mundësuar nga SHPDK me përkrahjen dhe mbështetjen nga Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë/KIESA dhe USAID Kosovo Compete Activity.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra