Kosova
Përplasen për përfaqësimin jashtë vendit
Deputetët e partive politike në pushtet dhe opozitë, përveç mospajtimeve për punët që kanë të bëjnë me çështje të brendshme, kanë mospajtime e kritika të rënda për mënyrën e përfaqësimin të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Deputetët, qoftë si komisione parlamentare apo grupe të deputetëve, realizojnë vizita të përbashkëta në parlamente të shteteve të ndryshme, apo në institucionet e Bashkimit Evropian dhe organizata të tjera. Por, jo gjithmonë, qëndrimet e tyre janë unike, çka shpesh kanë qenë edhe temë e debateve pasi që këto vizita kanë përfunduar, raporton Radio Evropa e Lirë.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, anëtare e Komisionit për Politikë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, tha për Radion Evropa e Lirë se disa deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, në takimet jashtë vendit nuk mbajnë qëndrimet unike të Kosovës për çështje të caktuar, por flasin për interesa partiake.
Ajo në veçanti ka kritikuar kolegen e saj nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila po ashtu është anëtare e Komisioni për Politikë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
Thaçi-Dragusha tha se ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në raportimin e fundit të saj në Komisionin për Punë të Jashtme ka treguar se përfaqësuesit ndërkombëtarë, siç tha ajo, e kanë përmendur mosunifikim e politikës për lobim për liberalizim dhe çështje të tjera.
Nga ana tjetër, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke folur për Radion Evropa e Lirë, tha se pohimet e tilla nga koleget e saja deputete janë të pavërteta, përcjell albinfo.ch.
Ajo theksoi se deputetët dhe përfaqësuesit e partive në pushtet kur dështojnë ose kur keqpërdorin paranë publike, nisin me akuza ndaj opozitës dhe personave të caktuar.
Pacolli tha se emri i saj përmendet për çështje të tilla, por deri tash askush nuk ka ofruar ndonjë fakt.
Komisioni për Politikë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në Kuvendin e Kosovës dhe Komisioni për Integrime Evropiane, janë dy komisione që më se shumti kanë rol për çështje lobimi. Andaj, anëtarët e këtyre komisioneve realizojnë vizita të shpeshta në shtetet të ndryshme.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu- Kodra tha për Radion Evropa e Lirë se komisioni që ajo drejton, përbëhet nga deputetë të partive të ndryshme që janë në pushtet dhe opozitë, por sipas saj, deri më tash për ndonjë çështje të caktuar në takimet jashtë vendit, nuk ka pasur qëndrime të kundërta.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra