Lajme

Përplasen avioni dhe helikopteri në Uashington, raportohet për 19 të vdekur

Helikopteri nuk ishte përgjigjur ndaj paralajmërimeve të kontrollit të trafikut ajror, tregon audioja

Në një audio inxhizim të publikuar pas aksidentit ajror në SHBA të mërkurën vonë, dëgjohet një kontrollues i trafikur ajror duke pyetur helikopterin, pak para përplasjes, nëse e ka në pamje aeroplanin e pasagjerëve të “American Airlines”, raporton CNN.

Audio inxhizimi tregon po ashtu se një tjetër paralajmërim jepet nga kontrolli i trafikut ajror dhe, disa sekonda më vonë ndodh përplasja.

Audioja nuk tregon asnjë përgjigje nga helikopteri ndaj paralajmërimeve nga kontrolli i trafikut ajror.