Lajme

Përplasen 2 trena në Gjermani, lëndohen 14 persona

Në linjën hekurudhore midis Xanten dhe Duisburg, në perëndim të Gjermanisë, një tren rajonal goditi sot një tren mallrash të parkuar, duke lënduar 14 persona, tre prej tyre rëndë, raporton Spiegel.

Sipas zëdhënësit të Policisë Federale, në mëngjes, një tren rajonal ka goditur anën e një treni mallrash të parkuar në një kalim në nivel.

Policia ka dërguar një helikopter shpëtimi në vendin e aksidentit.

Treni rajonal, në të cilin ndodheshin rreth 30 persona, ra në shinat ngjitur gjatë udhëtimit dhe për këtë arsye goditi lokomotivën e trenit të mallrave, që ishte parkuar aty, tha zëdhënësi i policisë.