Lajme
Përparim Avdili, kryetar i Komisionit për Financa në Asamblenë e Cyrihut
"Në radhë të parë është sidomos vlerësim nga ana e grupit parlamentar dhe partisë time që më ka propozuar për këtë post, pasi që u lirua vendi, sepse një koleg i partisë e ka braktisur mandatin”, thotë Avdili për albinfo.ch

Nga dita e djeshme, 23 tetor 2019, Komisioni për Financa në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut ka një kryetar të ri. Ai është Përparim Avdili, i zgjedhur në prill të vitit të kaluar në këtë asamble si kandidat i FDP-së (Partia Liberale e Zvicrës).
Në komisionin e përmendur, Avdili, si punonjës bankar me profesion, bën pjesë nga maji vitit 2018, thotë ai për albinfo.ch.
Të përkujtojmë: Përparim Avdili është prej kohësh aktiv në FDP, ndërsa prej më shumë se një viti, edhe kryetar i saj për qarkun 9 të Cyrihut.
Ai është shqiptari i parë që deri tash ka arritur të zgjidhet në Parlamentin e qytetit të Cyrihut.
“Në radhë të parë është sidomos vlerësim nga ana e grupit parlamentar dhe partisë time që më ka propozuar për këtë post pasi që u lirua vendi sepse një koleg i partisë e ka braktisur mandatin”, thotë Avdili për albinfo.ch. Ndërsa posti i kryetarit i takon FDP-së si parti deri në maj 2020, sqaron ai më tutje. “Meqë i kam bindur me punën time të deritanishme, ata ma kanë besuar mua këtë përgjegjësi”.
Avdili është me profesion punonjës banke, ndërsa në politikën e Cyrihut dhe më gjerë ka bërë emër si politikan konsekuent në bindjet e tij liberale.
I lindur në vitin 1987 në rrethin e Kumanovës, Maqedoni, Avdili nga mosha njëvjeçare jeton në Zvicër, gjegjësisht në Cyrih.
E-Diaspora
-
Kanë plaçkitur 420.000 sfr nga bankomatët: Kosovarët pranojnë akuzën “Ne pranojmë çdo vendim”: Hajdutët e bankomatëve pranuan dhe së shpejti do të lejohen të shkojnë...
-
Vrasje e dyfishtë në Zvicër, kosovari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten
-
Konsullata e Kosovës në Mynih mirëpriti Vjosën si akademikja më e re në Gjermani
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
Jeta në Zvicër
-
Deputetët mbështesin mbrojtjen e organizatave ndërkombëtare në Gjenevë Përballë mungesës së financimit nga SHBA, parlamenti i Gjenevës ka miratuar një rezolutë për të mbrojtur...
-
Kanë plaçkitur 420.000 sfr nga bankomatët: Kosovarët pranojnë akuzën
-
Léman Express mund të shtrihet në Nantua të Francës
-
Vrasje e dyfishtë në Zvicër, kosovari dyshohet se ka vrarë bashkëshorten dhe më pas veten
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve?