Lajme

Përmbytje në Spanjë dhe në New York, gjendje e jashtëzakonshme

Mediat e huja shkruajnë se reshje të dendura shiu kanë përshkruar Spanjën këto ditë, duke shkaktuar përmbytje në disa qytete, përcjell albinfo.ch.

Në vetëm gjysmë ore reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe përmbytje në Alcanar. Në pamjet e publikuar në rrjetet sociale, shihet se si uji vërshon nëpër rrugica, ndërsa makina të tëra mbeten të bllokuara.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në qytetin e New York-ut, pasi u godit nga reshjet e mëdha dhe përmbytjet, si pasojë e stuhisë tropikale Ida.

Sipas BBC, kryebashkiaku Bill de Blasio tha se qyteti “po përballej me një ngjarje historike të motit”, me “përmbytje të mëdha” dhe “kushte të rrezikshme” në rrugë.

New Jersey gjithashtu shpalli një gjendje emergjente dhe raportoi të paktën një të vdekur.

Një person u mbyt në Passaic, New Jersey, sipas deklaratave zyrtare, derisa një tornado raportohet se shkatërroi të paktën nëntë shtëpi në Mullica Hill, në të njëjtin shtet.

Bëhet e ditur se si rrjedhojë e ngjarjeve të fundit, kulmi i një ndërtese postare u shemb në Kearny, New Jersey, derisa kishte edhe njerëz brenda në atë kohë.

Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje, por nuk është e qartë se sa të lënduar mund të ketë.