Lajme
Përmbytje në Gjermani, shpallet gjendje e jashtëzakonshme
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, në zonën e Bavarisë dhe Baden-Württemberg është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në Augsburg gjithashtu është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve ekstreme dhe rritjes së nivelit të ujit.
Banorëve në shtetet e Gjermanisë jugore u është kërkuar të jenë të kujdesshëm, madje disa prej tyre janë evakuuar, mes stuhive të vazhdueshme, transmeton albinfo.ch.
Mediat gjermane kanë raportuar se niveli i ujit pritet të vazhdojë të rritet ndjeshëm në orët në vijim, teksa pritet se Fischach dhe Langenneufnach do të preken veçanërisht.
Ndryshe, sipas të dhënave nga autoritetet, përmbytjet e tilla në Gjermani ndodhin vetëm çdo 50 deri në 100 vjet.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik