Shqipëria
Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa zona të Shqipërisë
Si pasojë e reshjeve të shumta në Qarkun e Elbasanit ka shumë problemtika.
Për shkak të shirave ka pasur rënie gurësh dhe inertesh ne aksin Elbasan – Librazhd, dhe Gramsh-Moglicë. Rënie dherash në rrugën Cërrik – Gramsh dhe rënie gurësh dhe dherash në Pishkash dhe në Librazhd – Q.Thanë.
Ndërsa reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet në gjithë vendin, në dy hidrocentralet e mëdha mbi kaskadën e Drinit vazhdon prodhimi i energjisë elektrike pa ndërprerje.
Mësohet se rrëshqitje të dherave ka pasur në Murrash, ku fadromat po punojnë për hapjen e rrugës. Po ashtu, shembje ka pasur edhe në Dragostunjë dhe Pishkash.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin duke publikuar një video të disa viteve më parë nga përmbytjet në Fier, ndërsa bën dhe një krahasim me sot.
Krahas videos, Rama shkruan se vite më parë mijëra shtëpi zhyteshin në ujë e mijëra krerë bagëti ngordhnin, duke i cilësuar si përmbytje të qametshme, kurse tani, sipas tij, situata është më e mirë.
“Mirëmngjes dhe me keto sekonda kujtesëfreskuese nga zemra e Fierit (për të gjithë ata të cilëve problematika e derisotme me reshjet intensive nga veriu në jug, u duket si përmbytjet e qametshme të së shkuarës, kur Shqipëria s’kishte një kanal të pastruar nga plehrat dhe mijëra shtëpi zhyteshin në ujë, mijëra krerë bagëti ngordhnin e mijëra familje bllokoheshin brenda apo kalonin netë me radhë nëpër palestra shkollash – çka do kishte ndodhur edhe këto ditë nëse kilometra të pafundme kanalesh kulluese s’do ishin pastruar vit pas viti dhe s’do ishin rindërtuar a riparuar argjinaturat), ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Sot situata më shqetësuese paraqitet në Lumin e Shkumbinin, që është fryrë dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Edhe në Kurbin situata vijon të jetë problematike. Në fshatin Shpërdhet është shkatërruar rruga, duke izoluan banorët si dhe janë dëmtuar këmbët e urës, e ndërtuar vetëm 2 vjet më parë.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje