Uncategorized

Përmbytet anija që transportonte 12.000 litra karburante

Një anije që transportonte 12.000 litra karburante u përmbyt të martën afër  qytetit shqiptar të Shëngjinit (veri),  duke ndotur detin Adriatik, raportuan të mërkurën mediet shqiptare.
Autoritetet portuale shqiptare kanë konfirmuar incidentin dhe kanë kanë bërë përpjekje që të pastrojnë detin nga nafta, raportoi Daily News shqiptar.
Kryetari i komunës së Shëngjinit, Tonin Uldedaj, tha se autoritetet lokale po bënin të pamundurën për të zgjidhur problemet që rezultojnë nga ky incident.
Zyrtarët lokalë të peshkimit kanë thënë se nuk e dinë se sa litra të naftës janë derdhur në det, dhe as çfarë niveli i ndotjes është arritur.
Operacioni i shpëtimit po vazhdon. Nga porti i Vlorës kanë ardhur vinçe speciale për të ndihmuar në këtë drejtim.