Kosova
Përmbysje e madhe, LDK humb bastionin kryesor që kishte për 20 vjet
Qytetarët e Podujevës dje janë rreshtuar ndryshe politikisht, duke vendosur që me votën e tyre të ndryshojnë qeverisjen në Komunë. Ata, për dallim nga zgjedhjet e fundit të mbajtura në vitin 2017, kanë favorizuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti e ka rritur mbështetjen me mbi 20 për qind, ndërsa LDK ka pësuar rënie të madhe të mbështetjes, e vota ndjeshëm ka humbur edhe PDK, përcjell albinfo.ch.
Shpejtim Bulliqi i LVV-së e ka fituar postin e kryetarit të Podujevës pa pasur fare nevojë për balotazh, duke marrë mbështetje të elektoratit edhe më shumë se sa Agim Veliu më 2017, i cili postin e të parit të komunës e kishte fituar në rundin e dytë.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuara mbërmë nga KQZ, Shpejtim Bulliqi i VV-së ka marrë 51.64 për qind të votave, Nexhmi Rudari i LDK-së 35.97 për qind të votave, ndërsa Naim Fetahu i PDK-së 12.40 për qind.
Krahasuar me vitin 2017, LVV në zgjedhjet e djeshme e ka rritur mbështetjen me më shumë se 20 për qind të votës.
Shifrat e përqindjeve të viteve 2017 me ato të 2020, del se LDK ka pësuar rënie të përkrahjes në masën 12.18 për qind, ndërsa PDK 5.76 për qind. Ndryshe nga këto dy parti, LVV e ka rritur përkrahjen për 21.87 për qind. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026