Uncategorized

Përmbyset rezultati, Sela po e humb Strugën

Edhe pse në fillim ishte në epërsi, duket se Zijadin Sela po e humbet Strugën. Sipas mediave shqiptare të Maqedonisë, ai ka humbur për pak vota nga Ramiz Merko i BDI-së, përcjell albinfo.ch.

Por, Sela ka thënë se nuk do t’i pranojnë këto rezultate. “Nuk pranojmë këtë rezultat. Do të dorëzojmë ankesa në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në Komisionin Shtetërore Zgjedhor”, është shprehur Sela.

Ai shtoi se kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, do ta pret në zgjedhje parlamentare dhe vlerësoi se Zoran Zaevi ka arritur të thellon ndarjet etnike në Strugë, bëjnë të ditura mediat shqiptare.

Sipas rezultateve zyrtare deri më tani, Merko ka më shumë se 400 vota se Sela. Rezultatet ende janë duke u numëruar.

Rezultatet mund t’i ndiqni LIVE në këtë link: https://rezultati.sec.mk/Local/Results?cs=sq-AL&r=r&rd=r1&m=66&ps=All