Kosova

Përmbyllet Samiti i Berlinit, Kurti tha se i kërkoi Bërnabiqit nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit

Në një deklarim para mediave pas përmbylljes së Samitit të procesit të Berlinit, i cili u mbajt në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë dhe siguri për Kosovës.

Ai tha po ashtu se i propozoi kryeministres serbe për ta nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit.

“Kemi marrëveshje me Serbinë, të 27 shkurtit që ka në qendër njohjen reciproke dhe që duhet të zbatohet. Edhe sot kam kërkuar nga kryeministrja serbe që ta nënshkruajë marrëveshjen bazike dhe aneksin e Ohrit. Unë jam që të zbatohen ato tani që presidenti Vuçiç është i zënë në Kinë në takime me superfuqitë lindore, por ajo sërish nuk ishte e interesuar. E falënderoj kancelarin Scholz për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, që është aleati ynë shumë i rëndësishëm”, tha Kurti.