ALBINFO.CH
E-Diaspora
Përmbyllet një vit i suksesshëm i ABSM-së në Bazel
Në një atmosferë festive dhe në prani të mysafirëve të shumtë, edhe në këtë fundqershor ABSM- Qendra për Arsimimin dhe Këshillimin e Migrantëve në Bazel, kremtoi përfundimin e suksesshëm të vitit shkollor 2014/2015.
Pas një pune të palodhshme dhe të zellshme, 137 kursantë u shpërblyen me certifikata, ndërkohë që 24 prej tyre morën shpërblime për suksesin e tyre të dalluar në provimin përfundimtar dhe për pjesëmarrjen e tyre të rregullt në kurse.
Në këtë festë të ABSM-së, prej rreth 18 vjetësh e njohur në Zvicër e përtej saj si qendër për këshillim e trajnime, për mësimin e gjuhës gjermane dhe për përvetësimin e kurseve profesionale nga mijëra azilantë dhe emigrantë shqiptarë e të huaj, ishin të ftuar edhe zyrtarë dhe përfaqësuses të tjerë komunalë
Të pranishëm ishin nga Qendrat Arsimore për të rritur Basel-Stadt dhe Basel-Land, Fondacioni Merian Christoph, Qendra për Diversitet dhe Integrim, Basel-Stadt(Qytet) dhe Basel-Land.
Gjithashtu, meritojnë mirënjohje edhe komunat Oberwil, Therwil, Münchenstein, Muttenz dhe të gjitha komunat e tjera.
Ceremonia u hap me fjalën përshëndetëse të nënkryetarit të ABSM-it, Philipe Alioth.
Ai i uroi kursantët për suksesin e arritur dhe falënderoi partnerët e ABSM-it për mbështetjen e tyre gjatë viteve.
Në vijim, Alioth foli për rrugën e rritjes së vetë ABSM-së në vite e nëpërmjet veprimtarive të saj.
“Kalimi nga “ABS” në ABSM nga një grup i vogël në të kaluarën në këtë të përmasave të sotme është realizuar në saje të besimit, energjive dhe përpjekjeve që ne kemi përcjellë tek ju… Janë investuar në të shumë shpresa dhe energji, që të bëhej një qendër shprese, aftësimi dhe edukimi, në mënyrë të tillë që të gjenin pika kontakti dhe sigurie sa më shumë njerëz që duan të ndërtojnë një ekzistencë dinjitoze këtu”, tha Alioth.
Ndër të tjera, ai përçoi edhe mesazhe të rëndësishme për integrim dhe inkurajoi bashkëjetesën paqësore.
“Një ardhmëri me bashkëjetesë, me ndërveprime pozitive të njohjes dhe vlerësimit të ndërsjelltë të vlerave të kulturave të ndryshme…ky është integrimi, që ne bashkarisht duhet ta kemi parasysh si qëllim”, theksoi Alioth.
Duke përkujtuar fillesat e bashkëpunimit me ABSM-në, të pranishmëve më pas iu drejtua edhe Udhëheqësi i Departamentit për Zhvillim Social dhe Urban të Fondacionit, Chrisoph Merian dhe Walter Brack. Më pas fjalën e mori edhe Andreas Räss, zëvendës-udhëheqës i Zyrës për Migrim dhe udhëheqës i ardhshëm i „Integration Basel”.
I përgatitur në formën e një programi kulturor, në ceremoni interpretuan edhe pianistja nga Shqipëria, Eni Dibra-Hoffman, bashkë me violinisten japoneze, Yukiko Okukawa, të cilat me tinguj të këndëshëm shoqëruan ndarjen e certifikatave.
Për më tepër, ato e gjallëruan atmosferën edhe gjatë një aperos, e cila përmbylli mbrëmjen.
Në të të pranishmit patën mundësi të shijojnë specialitete ushqimesh dhe gjellësh të kulturave të ndryshme në fushën e kulinarisë apo të kuzhinave tradicionale të disa vendeve.
ABSM funksionon tashmë 18 vjet si Qendër për Arsimimin dhe Këshillimin e Migrantëve.
Përmes ofrimit të kurseve të gjuhës gjermane dhe të integrimit, ajo është bërë një faktor i rëndësishëm për integrimin e migrantëve në Bazel të Zvicrës.
Në fillim u themelua si Qendër për këshillimin e migrantëve shqiptarë, por me kohë ajo zgjeroi veprimtarinë e saj dhe sot, në vitin e fundit shkollor numëron rreth 562 kursantë nga 61 vende të botës.
Për t’iu përshtatur sa më mirë nevojave të migrantëve dhe për të mbështetur në mënyrë optimale aftësimin e tyre gjuhësor dhe social, ABSM-i oftron kategori dhe nivele të ndryshme të kurseve dhe konkretisht: kurse të gjuhës gjermane dhe të integrimit për femra dhe nëna me përkujdesje paralele të fëmijëve, kurse të gjuhës gjermane dhe të integrimit për të rinjtë, kurse të gjuhës gjermane për gra shqipfolëse, kurse për komunikim pa dhunë si dhe module informative për jetesën dhe punën në Zvicër.
Që nga gushti i viti 2015 oferta e ABSM-së plotësohet edhe me kurse intensive të gjuhës gjermane si dhe me kurse specifike për migrantët e sapoardhur në Bazel, ofertë kjo e përshatur sipas inciativës së Bazelit për Integrim, të lansuar në nëntor të vitit 2014.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi