Lajme
Konsullata e Kosovës në Cyrih nderon veteranët e luftës
Janë përmbyllur aktivitetet e Konsullatës së Kosovës në Cyrih me një atmosferë të mbushur me krenari dhe emocione të shoqëruar nga veteranët e luftës.
Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit dhe Ditës së veteranit, ata kanë reflektuar mbi sakrificat heroike.
Në postimin e bërë, ndër të tjera, thuhet se ky 25-vjetor është një thirrje për të ndërtuar një të ardhme që mishëron drejtësinë, barazinë dhe dinjitetin – vlerat për të cilat luftuan dëshmorët dhe veteranët tanë.
POSTIMI I PLOTË:
Sonte, në një atmosferë të mbushur me krenari dhe emocione, përmbyllëm aktivitetet e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih për këtë vit, në mesin e veteranëve të luftës – themeli dhe nderi i lirisë sonë.
Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit dhe Ditës së Veteranit (të cilën e shënuam më herët), u ndalëm për të reflektuar mbi sakrificat e tyre heroike, mbi betejat për dinjitetin dhe të drejtën tonë për ekzistencë.
Veteranët e luftës janë dëshmia e gjallë e një brezi që jetoi dhe luftoi për një ëndërr të madhe – një Kosovë të lirë. Në këtë përvjetor, ne kujtojmë me mirënjohje çdo sakrificë dhe përulemi me respekt para dëshmorëve tanë të pavdekshëm.
Ky 25-vjetor është një thirrje për të ndërtuar një të ardhme që mishëron drejtësinë, barazinë dhe dinjitetin – vlerat për të cilat luftuan dëshmorët dhe veteranët tanë.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar!
E-Diaspora
-
Kjo është arsyeja pse nuk ka anulime të fluturimeve të aeroplanëve edhe nëse ka mjegull në Prishtinë Zgjatja e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe ngritja e kapacitetit të ndriçimit,...
-
Shqipëri: Vota e diasporës, aplikacioni gati në 1 janar 2025
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz në Zvicër
-
Rrugëtimi i Alfabetit shqiptar të Manastirit u kujtua në Lozanë
-
Shërbimet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më 23 dhjetor
Jeta në Zvicër
-
Trenat zviceranë do të furnizohen tërësisht me energji elektrike të rinovueshme Nga 1 janari, të gjithë trenat në Zvicër do të furnizohen me energji elektrike nga burime...
-
Qeveria zvicerane mund t’i mbajë të dhënat tuaja në dosje pasi të merrni një avion
-
Deputetët kërkojnë një rritje të zbritjes minimale të sigurimit shëndetësor
-
Lidl do të hapë dyqane të reja, do të krijojë më shumë vende pune në Zvicër
-
Zvicra do të prezantojë bazën e të dhënave të pasagjerëve ajror